E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sequi: Statusi kandidat, klasa politike të plotësojë detyrimet e mbetura

02-10-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi i ka bërë sërish thirrje klasës politike të gjejë konsensusin në zgjidhjen e disa çështjeve të rëndësishme për të plotësuar edhe pjesën tjetër të detyrave që i janë vënë vendit tonë si kusht për të marrë statusin e vendit kandidat. Gjatë një vizite në Elbasan ku mori pjesë në inagurimin e një godine paraburgimi të ndertuar nga BE-ja, Sequi vlerësoi suksesin në reformën në drejtësi duke shprehur nevojën që kjo rrugë të ndiqet edhe realizimin e një sërë reformash të tjera. “Dëshiroj që me këtë rast të inkurajoj poilitikanët shqiptarë të përfundojnë reformat e nevojshme përpara publikimit të progres raportit. Dëshiroj të inkurajoj më tepër politikanët të ndërtojne më tepër punën mbi atë frymë konsensusi dhe kompromisi që i kanë çuar ato të arrijnë sukses të rëndësishëm kohët e fundit”- tha Sequi.
I pranishëm në ceremoninë e inagurimit të godinës së re të paraburgimit në Elbasan ishte edhe ministri Eduard Halimi i cili vlerësoi bashkëpunimin me Bashkimin Europian për ndërtimin e një godine të tillë me standarde europiane.
Godina e re e paraburgimit në qytetin e Elbasanit kap një vlerë prej afro 6 milionë e 175 mij eurove. Kapaciteti i kësaj godine do të jetë 120 persona ku janë sajuar edhe ambjente për trajtimin e fëmijëve apo femrave e grave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›