“Konsultimet me tregtarët, frytdhënëse për përmirësimin e sistemit fiskal”

Deputeti Florion Mima dhe këshilltarë të Këshillit bashkiak të kryeqytetit takohen me biznesmenët e vegjël në lagjen “Ali Demi”
Për tregtarët e zonës numër një në Tiranë, ulja e taksës së sheshtë sic premton kreu i PS Rama, nuk përbën asnjë lajm dhe konsiderohen boshe. “Jemi të vetëdijshme që taksat duhet të paguhen, aq e vogël sa është aktualisht kjo taksë për ne nuk ndikon në asgjë”.
Kështu shprehen disa nga biznesmenët e vegjël në lagjen “Ali Demi” gjatë takimit me deputetin e kësaj zone, Florion Mima dhe një grup ekspertësh të ekonomisë dhe këshilltarë në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë këtyre bisedimeve, ku bizneseve u janë kërkuar edhe sugjerimet dhe mendimet e tyre për të përmirësuar sistemin fiskal në vend, ata thonë se që nga viti 2005 e deri më sot taksat ndaj tyre janë përgjysmuar, po ashtu dhe një pjesë e taksave dhe tarifave lokale është bërë zero. Taksën prej 10 për qind ata e konsiderojnë mjaft të përshtatshme dhe të përballueshme nga ana e tyre.
Deputeti i PD për Tiranën, i ka konsideruar këto takime dhe biseda me tregtarët e vegjël në këtë lagje si mjaft frytdhënëse.
Mima thotë se të gjitha këto mendime dhe sugjerime që marrin nga bizneset do ti formatojnë në disa pika programore për të provuar edhe njëherë se kjo qeveri për ato që premton di t’i bëjë realitet.
Takimet me tregtarët dhe biznesmenët e vegjël nga ana e ekspertëve të ekonomisë deputetëve të PD dhe funksionarëve të bashkisë së Tiranës kryhen në kuadrin e përmirësimit të sistemit fiskal për ta bërë atë sa më formal dhe të përshtatshëm për biznesin.