Ambasadori Uidhers ashpërson kritikat në sy të Berishës
“Shqetësimet tona nuk janë bazuar në keqkuptime, por janë reale”. Uidhers: “Miratuam protokollin e NATO-s, që të ecet në rrugën e reformave”
Eljona Ballhysa
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers, ka ashpërsuar kritikat drejtuar qeverisë për konfliktin midis saj dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ambasadori Uidhers ia ka rreshtuar në sy kryeministrit Berisha shqetësimet e tij dhe të qeverisë amerikane për cenimin e pavarësisë së institucioneve. Ambasadori amerikan, së bashku me kryeministrin Berisha kanë marrë pjesë dje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për fazën e dytë të programit “Sfida e Mijëvjeçarit, nga e cila qeveria shqiptare përfiton një fond prej 15.7 milionë dollarësh. Të dyja personalitetet, me gjithë përplasjet e ditëve të fundit, janë përshëndetur përzemërsisht, madje kanë ndarë së bashku tortën simbolike për instalimin e shërbimeve elektronike nëpërmjet aplikimit online.
Kritikat
Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan theksoi dhe njëherë se veprimet e dy ministrave të kabinetit qeveritar karshi Prokurorisë së Përgjithshme janë shqetësuese për Ambasadën dhe Qeverinë Amerikane. Po kështu Uidhers e shikon shqetësues dhe hartimin e projektligjeve që prekin pavarësinë e Gjyqësorit, duke iu referuar draftit që po diskutohet në komisionet parlamentare për administratën gjyqësore. Duke iu referuar deklaratave të disa eksponentëve të PD-së, të cilët i kanë komentuar si keqkuptime deklaratat e ndërkombëtareve, Uidhers u shpreh se të gjitha shqetësimet janë të vërteta dhe jo keqkuptime. “Dje pati nga ata që deklaruan se shqetësimet e qeverisë time për situatën në Shqipëri kanë ardhur si pasojë keqkuptimeve. Bëj të qartë se ne si amerikanë e dimë si funksionon demokracia. Veprimet e dy ministrive, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme javën e kaluar, nuk janë keqkuptime, por shqetësime të vërteta. Projektligji për Gjyqësorin, në të cilin qeveria ndërhyn në pavarësinë e gjykatave, nuk është keqkuptim, por shqetësim”, - është shprehur ambasadori amerikan. Ai e konsideroi shqetësuese edhe angazhimet e Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar kundër Prokurorisë. Më tej Uidhers ashpërsoi tonin e kritikave të tij duke kujtuar miratimin nga Senati Amerikan të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Kur SHBA-të e ftuan Shqipërinë të anëtarësohet në NATO kishte pritshmërinë e përmbushjes së standardeve. Kur Senati ratifikoi protokollin priste angazhim të pakthyeshëm në rrugën e demokracisë”,- është shprehur ambasadori Uidhers. Këto deklarata të Uidhersit janë në vazhdën e qëndrimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila ka kritikuar ashpër qëndrimin e qeverisë shqiptare kundrejt hetimit të biznesmenit Fazlliç nga Prokuroria e Përgjithshme. Madje vetëm një ditë më parë, Uidhers u shfaq në krah të kryeprokurores Rama, të cilën e inkurajoi për punën e bërë, ndërkohë që e cilësoi absurde nismën e qeverisë për të ngritur komision hetimor. Madje ai ka gjetur rastin për t’i bërë qeverisë dhe Parlamentit që “t’i konsiderojnë këto si lëvizje që keqndërhyjnë në pavarësinë e Prokurorisë”. Edhe gjatë ditës së djeshme, në krah të kryeministrit Berisha, ambasadori Uidhers ka përforcuar tonin e kritikave duke i lëshuar një mesazh të qartë qeverisë shqiptare. Sipas Xhon Uidhersit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO varet nga respektimi që do t’i bëhet pavarësisë së institucioneve.
Programi
Në vazhdën e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së programit “Sfida e Mijëvjeçarit”, Xhon Uidhers e cilësoi të suksesshme fazën e parë të projektit, ndërkohë që garantoi se SHBA-të do ta mbështesin Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. “Sot është ditë krenarie për mbylljen me sukses të fazës së parë të një projekti, por sot, nesër e ditët në vijim janë ditë pritshmërie ndaj Shqipërisë. Nevojitet më shumë për të çrrënjosur korrupsionin, efektet brejtëse të të cilit vazhdojnë të depërtojnë në sistemet e edukimit dhe të shëndetësisë në Shqipëri, të ligështojnë besimin e publikut tek gjykatat shqiptare dhe të rrezikojnë të drejtat e pronës të të gjithë shqiptarëve”, - është shprehur kreu i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
18 Tetor 2008