Fansat: “Të mos i humbasim shpresat për një kualifikim”
Fansat shqiptarë komentuan me tone entuziaste barazimin e Shqipërisë në forumin e Eurosport.com, të shkruara në gjuhën angleze.
“Shqipëria me 10 veta të marrë një barazim në Portugali??? Ata kishin shans edhe të fitonin ndeshjen. Nuk është vetëm të jesh një yll, por të jesh edhe një lojtar i mirë. Shqipëria në zemrën time. Përshëndetje nga Kosova. Danny”.
Një tjetër koment i një fansi kosovar, me nikun “proud eagle” (shqiponja krenare) fokusohet tërësisht në veprimet simuluese të Kristiano Ronaldos.
“Hyri në lojë, duke menduar se cila kamera e kishte fokusuar atë, pasi ai mendonte se duke qenë një ‘yll i madh’, shqiptarët do ta linin të bënte çfarë dëshironte. Ai bëri kaq shumë gjeste sportive, por shqiponjat krenare nga Shqipëria i treguan atij se si është të luash një futboll të zgjuar. Përshëndetje nga shqiponjat krenare në Kosovës, JU LUMTË DJEM” (kjo e shkruar në shqip në një faqe anglisht). -
Komentet në forumet e faqeve shqiptare të internetit janë të shumat. “HEROIKE! Hallall Latë ndeshjen me Hungarinë.......po hajt të mos e kthejmë kokën mbrapa! më vjen mirë për ...dëshpërimin e Kristiano Ronaldos! Çun mamaje! Djema në shkurt me Maltën duhet fituar. Ari Han mund të mos jetë trajner i madh por ka një grup të madh dhe duhet të dijë që ta udhëeheqë. Ndoshta është Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave. FORCA KUQEZINJ!”, - shkruan tifozi me adresën “traude@libero.it”
“Këtë ndeshje treguam se dimë dhe ne te luajmë me ekipe të mëdha dhe se jemi në gjendje të bëjmë më shumë se sa duket. E tregoi dhe vet loja me Portugalinë, nuk është e pakët që të marrësh një barazim me skuadra të të tillit nivel. Megjithëse luajtëm më shumë në mbrojtje, por nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, përderisa ishim me 10 lojtarë nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, jo vetëm ne, por kushdo ekip që të ishte të njëjtën gjë do të bënte. Barazimi me Portugalinë është fitore për ne. Le te mos i humbasim shpresat për një mundesi kualifikuese të botërorit 2010, çdo gjë mund të ndodhë në fushë. Urime skuadrës sonë dhe suksese ëe metëjshme, me nderime të tilla të tilla si i mbrëmshmi”, - përfundon komentin e tij tifozi që shkruan me adresën klodi-2005@hotmail.com.
Vetëm golaverazhi më i dobët (+1) e vendos Shqipërinë një vend më poshtë (4) se Portugalia e vendit të tretë (+3 gola), edhe pse të dy ekipet kanë nga pesë pikë pas katër ndeshjesh. “Portugalia nuk ishte e aftë të linte gjurmë kundër Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese të grupit 1, duke humbur dy pikë të vlefshme në rrugën drejt Kupës së Botës 2010”, - shkruante në komentin e saj një nga faqet më të mëdha sportive në botë, soccerëay.com. “Ngjarja më e rëndësishme në stadiumin e Bragës, ishte vetëm kartoni i kuq i marrë nga shqiptari Admir Teli”, - vazhdon komenti. Forumi i faqes britanike ishte i mbushur me opinione tifozësh, ku nuk mungonin as fansat hungarezë. “Shqipëria, si shumë ekipe, Islanda apo të tjerë të këtij niveli, po luajnë prej disa vitesh mirë”, -shkruhet në një nga komentet. “Shpresojmë që Portugalia të mos ia dali”, - vazhdon një tjetër. “Ky është një grup i vështirë dhe atje ka shumë mundësi reale që Portugalia të mos kualifikohet”, - thotë një i tretë me nikun “Georgio”, që çuditërisht është nga Afrika e Jugut, vendi që do të organizojë edhe finalet e Botërorit të ardhshëm.
Uefa.com: “Shqipëria super e organizuar në mbrojtje”
“Starti i çuditshëm i Portugalisë në Grupin 1 vazhdoi, teksa ajo dështoi të rrëzonte poshtë një formacion shqiptar të reduktuar në dhjetë veta përpara fundit të pjesës së parë në Braga”. Ky ishte komenti i faqes zyrtare të UEFA-s, uefa.com.
Tifozët portugeze ishin kureshtarë të shihnin se çfarë do të bënte ekipi i tyre pas humbjes 3-2 në shtëpi me Danimarkën, midis fitores 4-0 kundër Maltës e barazimit 0-0 me Suedinë.
“Ervin Bulku mund t’u jepte vizitorëve kryesimin, përpara se ekipi i Ari Hanit të vuante nga largimi i Admir Telit pas dy kartonëve të verdhë, pas përplasjes me Kristiano Ronaldon”, - shkruan uefa.com.
“Portugalia kërkoi të thyente ekipin kundërshtar që nga minuta e parë, por gjeti një mbrojtje të organizuar shumë mirë”.
Pedro Gonsalves në raportin e tij nga Braga shkruan se përveç “mbrojtjes së organizuar”, pamë dhe një “Busy Beqaj” (Një Beqaj të zënë me pritjet), ku në asnjë rast portieri shqiptar nuk u mposht.
Duhet veçuar fakti se sulmuesi i Verder Bremenit, Hugo Alemida, ashtu si në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, kur Verder u përball me qipriotin Anorthosis Famagusta (ekipi i Beqajt), edhe me fanellën e Portugalisë, Almeida nuk arriti të thyejë Beqajn, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.
“Portugalia ka të njëjtat rezultate me Shqipërinë, duke grumbulluar pesë pikë pas katër ndeshjesh”, - përfundon uefa.com.
17 Tetor 2008