Ambasadori Withers e cilëson bojkotin e Ramës si në dëm të interesave të Shqipërisë

Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers ka kërkuar sot nga politika dialog për kapërcimin e krizës politike në vend. Deklaratat e tij u bënë pas takimit që zhvilloi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga ku ka theksuar se bojkoti i Partisë Socialiste nuk është në interes të vendit. Takimi i zhvilluar në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, kishte për qëllim arritjen e një dialogu politik. “Dialogu t’i japë fund krizës politike dhe arrijë në një kompromis për të dyja palët. Bojkoti i Partisë Socialiste nuk është në të mirë të vendit”, theksoi Withers pas takimit. Ashtu sikurse në të gjitha rastet e tjera të krizave politike, ambasadori amerikan i ka bërë një apel politikës shqiptare që të gjejë zgjidhje. Takimi në selinë e Kuvendit zgjati rreth një orë, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ai i OSBE-se, Bosch, si dhe ambasadari suedez e spanjoll.
...