Ambasadori Wollfarth: Jam për një president konsensual
TIRANË- Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth, i ftuar në emisionin “Diplomatikus”, ka deklaruar se mbështet zgjedhjen e një presidenti konsesual.
“Nëse kjo nuk është e mundur Kushtetuta shmang krizat dhe parashikon që Shqipëria të vazhdojë të jetë funksionale. Ndryshimet e vitit 2008 kërkojnë një shumicë të cilësuar në tri raundet e para dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë, në raundin e katërt mjafton një shumicë e thjeshtë, -“deklaron Wollafarth.
“Kjo e mban vendin funksional, duke mos e lënë vakant postin e rëndësishëm të numrit një të shtetit”vijon interpretimin e tij Wollfarth për “Diploaticus”.
I pyetur nëse zgjedhja e presidentit mund të verë në rrezik dialogun midis dy partive, Wollfarth është shüprehur disi optimist. “Ekziston gjithmonë rreziku që dialogu të ndërpritet, por ai nevojitet për integrimin e mëtejshëm evropian, vijon Wollfath, dhe unë kam dëgjuar nga të gjitha palët konfirmimin se integrimi evropian është në interes të vendit”.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Wollfarth: Jam për një president konsensual