Vlorë, hetimet për grabitësit e bankave, të arrestuarit pranojnë autorësinë
VLORË-Personat e dyshuar si autorë të grabitjes me armë të disa bankave dhe lokaleve të lojrave të fatit, në qytetin e Vlorës kanë pranuar autorësinë, ndërkohë gjatë hetimeve të rinjtë kanë pranuar autorësinë dhe kanë dhënë detaje mbi mekanizmin dhe skemat e aplikuara për realizimin e vjedhjeve për të cilat ata akuzohen.
Sipas policisë ata vepronin të organizuar në kuadrin e një grupi të strukturuar, ndërsa u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët të emërtuar “Sfida”, ku u përfshinë struktura të Luftës Kundër Krimeve të Rënda në drejtorinë e Policisë së Qarkut, nën drejtimin e prokurorisë dhe me mbështetjen e Njësive të Specializuara të Departamentit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe forcave speciale.
Armando Dumani, Sokol Dhima, Arlind Hitaj dhe Arbër Katiaj, dyshohet të kenë vjedhur nën kërcënimin e armëve filialin e “Raiffeisen Bank”, në datën 8 mars të këtij viti, ku plagosën me armë edhe një nga punonjësit e sigurisë. Po ashtu, ata dyshohet të jenë autorë të vjedhjes me armë të filialit të “Pro Credit Bank”, në 26 prill të vitit të kaluar, duke marrë prej saj vlera të konsiderueshme monetare, ndërkohë që kanë realizuar edhe të paktën 5 vjedhje të tjera të kësaj natyre, mes të cilave lokalin e lojrave të fatit kazino APEX në tre raste, kazino ADMIRAL, lokalin e eurollotos “Bet 07”, lokalin e lojrave të fatit “Eço BETT”, etj, ku kanë përvetësuar përmes kërcënimit të armëve vlera monetare, duke plagosur në dy raste edhe punonjës të sigurisë në to.
Nga ana tjetër, në operacionin e mësipërm, janë arrestuar edhe të rinjtë Ermir Merkollari, Endri Rrokaj e Bledar Aliko, të cilët kanë shërbyer në mbështetje të veprimeve të pjesëtarëve të tjerë të grupit, duke drejtuar automjetet për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, apo duke realizuar vëzhgimin e territorit ku do të kryheshin vjedhjet.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të këtij kalibri. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 8 automjete të përdorura gjatë grabitjeve, veshje sportive, maska dhe doreza, si dhe 14 telefona celularë. Mësohet se, nga krahasimi i ekspertimeve balistike ka rezultuar se armët e gjetura janë ato të përdorura nga autorët në rastet e plagosjeve të punonjësve të sigurisë së objekteve të grabitura.
(el.me/BalkanWeb)