Votimi për KLD, Meta: Pati politizim të tepruar
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh sot gjatë një interviste televizive, se pati politizim të tepruar përsa i përket votimit të sotëm në Kuvend për anëtarin e ri të KLD-së.
"Theksoj rëndësinë që ka ndërtimi i raporteve më të ç’tensionuara politike që ka zgjedhja e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Në këtë këndvështrim, vazhdimisht kur ka patur votime të ndryshme për emra të propozuar nga grupe parlamentare apo nga Presidenti, LSI ka pasur qëndrime që kanë qenë të çliruara nga ngarkesat partiake. Sepse nuk i kemi konsideruar si adoptime të tilla. Edhe në rastin në fjalë pati ndonjë politizim të tepruar në radhë të parë nga opozita, por jo nga kandidati i PS-së. Prirjet për ta shndërruar votimin në një sfidë për shumicën nuk mendoj se është një vendim i drejtë", tha Meta.
Sipas kreut të LSI-së, votimi më normal do të kishte qenë ai me kuti. "Nuk e di pse opozita e ka kundërshtuar këtë lloj votimi sepse kështu ishte rënë dakord. S’mund të bëj dot gjykatësin këtu. Por për fat të keq nuk është hera e parë që krijohen tensione të panevojshme", u shpreh Meta.
Për kreun e LSI-së nuk ka diskutim që maxhoranca i ka votat për të funksionuar si maxhorancë. "Gabimi i opozitës është që të krijojë situata të paqena. Sidomos, në një rast si ky i sotmi, ku më shumë duhet të dalin në plan të parë vlerat e kandidatëve, se çfarë do t’i japin ato gjyqësorit sesa bindjet partiake", theksoi Meta.
(ma.ar/BalkanWeb)