Ambasadori amerikan Arvizu Jam krenar per marredheniet speciale Shqiperi-SHBA
Ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes i akredituar ne vendin tone Aleksander Arvizu mberriti dje ne Tirane duke marre zyrtarisht detyren e perfaqesuesit diplomatik te Uashingtonit. Diplomati amerikan menjehere pas mberritjes ne aeroportin e Rinasit dha nje deklarate per shtyp per mediat shqiptare duke u shprehur i kenaqur per detyren e re ndersa theksoi se shpreson te vazhdoje me tej ato marredhenie te ndertuara prej 20 vitesh nga te gjithe perfaqesuesit diplomatike amerikane ne Shqiperi. Smund tju them sa i lumtur jam qe ndodhem ketu sot. Kjo eshte vizita ime e pare ne vendin tuaj te bukur dhe pyes veten pse kam pritur kaq gjate. Jam thellesisht i nderuar qe jam Ambasadori i ri i SHBA. ketu ne Shqiperi. Jam shume mirenjohes qe Presidenti Obama dhe Sekretarja Klinton me zgjodhen mua per kete nder te madh- u shpreh Arvizu.
Ai theksoi se ndihet krenar qe do te perfaqesoje diplomacine amerikane ne Shqiperi dhe eshte shprehur mirenjohes qe presidenti Obama i ka ngarkuar kete detyre te rendesishme.
Duke i konsideruar speciale marredheniet mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara ambasadori Arvizu tha se Shqiperia po deshmon muaj pas muaji se po ben hapa te rendesishem ne rrugen e integrimit euroatlantik. Jam shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa paraardhesve te jashtezakonshem qe kane qene ketu 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve. Flas sigurisht per paraardhesin tim te nderuar Xhon Uidhers por jo vetem per te edhe shume te tjere para tij. Shpresoj vetem qe te mund te vazhdoj ne gjurmet e trashegimise qe ata kane lene. Une jam i porsaardhur ne kete rajon. Kam shume per te mesuar por jam shume shume i emocionuar per kete mundesi. Duket se me cdo muaj qe kalon Shqiperia vazhdon marshimin e pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euro-atlantike. Mendoj se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv. Por duhet tju them se me duket vecanerisht prekese si ambasador amerikan fakti qe te gjithe me te cilet kam folur kane thene se populli shqiptar ka nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Dhe per nje ambasador amerikan qe sapo mberrin nuk mund te kete ndjenje me te bukur se kjo. Di se ka shume pune per te bere- u shpreh ambasadori amerikan. Me tej Arvizu theksoi se shpreson se gjate mandatit te tij si ambasador ne Shqiperi te njohe me mire vendin tone duke shtuar se e njeh mire afersine qe populli shqiptar ka me SHBA-ne. Me shume se cdo gje tjeter pres te udhetoj ne kete vend te bukur ne vende si Gjirokastra Shkodra Liqeni i Ohrit Saranda Vlora. Jam i sigurt se nuk kam permendur shume vende dhe kam shqiptuar gabim disa prej tyre por kam ndermend ti vizitoj edhe ato- deklaroi me tej ambasadori amerikan. Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu zevendeson John eithers pas perfundimit te mandatit te ketij te fundit.
Ambasadori i ri i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu eshte diplomat karriere i Sherbimit te Huaj ne rangun e keshilltarit ministror. Ai u emerua ne kete post pasi mbajtjes se detyres si drejtor i zyres se zhvillimit te karrieres dhe pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Arvizu me pare ka qene zv/ndihmes sekretar ne Zyren e ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit. Perfaqesuesi i ri i SHBA-se ne vendin tone ka qene gjithashtu zevendesshef Misioni ne Bankok te Tajlandes dhe ne Pnom Pen te Kamboxhias. Ambasadori Arvizu ka sherbyer edhe ne vende te tjera si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ne Uashington ai ka punuar ne Keshillin e Sigurimit Kombetar.