Sa do te paguhen komisioneret per zgjedhjet e 8 majit
KQZ ka percaktuar tabelat me pagat e komisionereve sekretareve dhe grupet e numerimit. Lista e plote sa do te paguhen 8300 njerezit qe do te menaxhojne zgjedhjet lokale
TIRAN - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje pagesat per te gjithe administraten qe do te marre pjese ne zgjedhjet e majit te vitit te ardhshem. Ushtria zgjedhore e perbere nga rreth 8300 persona do te punoje vetem per nje jave por do te paguhet me shuma te majme per standardet shqiptare.
Pagesen me te larte do ta kene kryetaret dhe nenkryetaret e Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve nderkohe qe me pak do te kene anetaret qe do te marrin pjese ne grupet e numerimit te votave.
Zgjedhjet e 8 majit te cilat do te jene nje tjeter prove per maturimin e klases politike sic e percakton edhe Kodi Zgjedhor do te administrohen ne rang vendi nga 66 komisione te zonave te administrimit zgjedhor.
Paga per komisioneret e KZAZ-ve eshte 6500 leke ne dite. Nderkohe per sekretaret shuma do te jete me e vogel pavaresisht se ne zgjedhjet e ardhshme vendore do te kene me shume pune pasi do te duhet qe te njoftojne KZAZ-ne per pjesemarrjen e votuesve ne zgjedhje. Sekretaret do te paguhen me 6 mije leke.
Edhe anetaret e thjeshte te KZAZ-se do te marrin nje shperblim te njejte me sekretaret.
Sipas kodit aktual KZAZ-te ngrihen dhe funksionojne per cdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi.
Ndarja e numrave rendore per cdo ZAZ eshte bere duke filluar nga qarku i Beratit i cili ka dy zona te tilla dhe per te vijuar me Tiranen e cila fale numrit te madh te zgjedhesve ka dhe numrin me te madh te zonave plot 16 te tille. Nje ZAZ do te kete qendren edhe ne Bashkine e Himares e cila duket se ka fituar rivalitetin me Bashkine Orikum me te cilen eshte ne te njejten njesi.
Anetaret e Komisioneve te Qendrave te votimit duke qene nje nivel me poshte se KZAZ do te paguhen nga 40 mije leke nderkohe qe per anetaret dhe per sekretarin e Qendrave te Votimit do te jete 35 mije leke.
Ne te gjithe vendin jane ngritur 4751 qendra votimi me rreth 38 mije komisionere. Perberja e Komisioneve te Qendrave te Votimit eshte e njejte me ate te KZAZ-ve pra nga shtate anetare dhe sekretari.
Edhe per grupet e numerimit te votave shuma nuk do te ndryshoje. Per shkak edhe te pergjegjesise se larte shperblimi per anetaret e Grupeve te Numerimit te Votave eshte percaktuar 6 mije leke ku do te perfshihen rreth 3016 komisionere.
Ne Kodin Zgjedhor thuhet se per numerimin e votave ne rang ZAZ-je me vendim te KZAZ-se dy dite para dites se votimit caktohen Grupe Numerimi te Votave.
Numri i grupeve te numerimit eshte dy per cdo tavoline numerimi. Grupet e numerimit te votave perbehen nga kater anetare ku ne cdo rast nje anetar emerohet pas propozimit te partise politike se ciles i perket kryetari i KZAZ-se nje anetar pas propozimit te partise qe i perket nenkryetari ndersa anetari i trete propozohet nga partite e shumices qeverisese dhe anetari i katert emerohet pas propozimit te partive te opozites qe kane te drejte te propozojne anetare te GNV-ve per ZAZ-te respektive.
Gjithsej 66 KZAZ
Kryetari i KZAZ 6.5 mije leke te reja
Nenkryetari i KZAZ 6.5 mije leke te reja
Anetaret dhe sekretari i KZAZ 6 mije leke te reja
Komisionet e qendrave te votimit
Kryetari i KQV 4 mije leke
Nenkryetari i KQV 4 mije leke
Anetaret dhe sekretaret 3500 leke
Grupet e numerimit
Anetaret e grupeve te numerimit 6 mije leke
Ne te gjithe vendin jane 66 KZAZ. KZAZ-te ka 462 anetare dhe 66 jane sekretare pra ne total 528
Ne te gjithe vendin ka 4751 KQV. Numri i anetareve eshte 33257 dhe i sekretareve 4751
Grupe numerimi jane 754. Anetare jane 3016
Shuma totale e parave eshte 159.109 mije leke