E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turp kombetar ndjej keqardhje qe nuk e shkarkova

03-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha komenton qendrimin e Edi Rames

I pyetur per deklaraten e djeshme te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne konferencen e tij per shtyp kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai mbetet turpi i kombit teksa vetem pak dite me pare perdhosi simbolin e perjetshem te shqiptareve Diten e Pavaresise. Zoterine e tij ju e pate pas nje turpi kombetar qe beri. Ne ndergjegjen time do te mbetet gjithnje e hapur keqardhja qe nuk e shkarkova per ate rrugaceri politike qe beri diten e flamurit duke e lene qytetin ne nje situate te denje vetem per te. Por une e bera shpjegimin dhe per sa kohe eshte kryetar i Partise Socialiste u vete kufizova pasi me te duhej te flitej ndryshe me ate qe beri. Ne po bejme gjithcka per te mos u permbytur me u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverise theksoi se vemendja e qeverise eshte te problematika e zonave te permbytura. Une po merrem intensivisht me Shkodren por po merrem dhe me Tiranen e permbytur dhe do te merrem me cdo pjese te territorit te ketij vendi. Menaxhimi i kaskades eshte bere ne menyren me te pergjegjshme. Natyrisht ne pergatitemi per cdo lloj situate per te ndihmuar Shkodren dhe qytetaret e saj kudo qe jane tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›