E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori amerikan Withers: Pavarësia e gjyqësorit është shumë e rëndësishme

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Ëithers vlerësoi sot si tepër të rëndësishëm pavarësinë e sistemit gjyqësor në një shtet të së drejtës. I ftuar nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD,  Kreshnik Spahiu, Ambasadori Ëithers mori pjesë në një takim me kryetarët e Gjykatave në rrethe në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Withers tha  "asgjë nuk është më e rendesishme se një sistem drejtësie i lirë,  i ndershëm dhe i pavarur” vijoi ai.  Gjatë fjalës së tij,  Spahiu kërkoi nga organet kompetente zbardhjen e tentativës së vrasjes ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë,  Ardian Nuni dhe vendosjen para ligjit të autorëve të saj.  Ndërsa shprehu  vlerësime për mbështetjen e  (USAID), Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar,  për investime  në 10 Gjykata. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›