Aurora Kapo është fituesja e Festivalit të 16 Ndërkombëtar të Këngës Rozhaje (Mali i Zi)

Vogëlushja Aurora Kapo nga Durrësi është shpallur fituese e Festivalit të 16-të ndërkombëtar të këngës për fëmijë, që u zhvillua më 27-28 shkurt në Rozhajë të Malit të Zi. Në Festivalin “Zlatna Pahulja”-Floku i artë i dëborës-, që u orgaizua nga Qendra kulturore e femijëve të Rozhajës dhe Radiotelevizioni i Podgoricës morrën pjesë 34 këngëtarë të vegjël nga Shqipëria, Hungaria, Gjermania, Franca, Rumanija, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Drejtori i QKF të Durrësit, Naim Kërçuku tha se këngëtarja 8-vjeçare Aurora Kapo fitoi vëndin e parë me këngën “Koncerti i ëndrrave” të kompozitorit Klodian Qafoku, duke lënë pas këngëtarin nga Franca, Valentin Vierling. Kapo përfaqësoi Shqipërinë bashkë këngëtarin tjetër nga Durrësi Devid Duma, i cili këndoi “Të gjithë fëmijët kërcenin rrok” të kompozitorit Ylli Ramzoti. Kërçuku shtoi se këngëtares së vogël 8-vjeçare Kapo i hapet rruga për pjesmarrje në Festvale të tjera ndërkombëtare. Këngëtarët e vegjël nga Durrësi u seleksionuan gjatë edicionit të katërt të festivalit “Bilbilat e Adriatikut”, që u zhvillua në Durrës në dhjetor të vitit të kaluar.
...