E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e karburanteve vijojnë të mbeten të pandryshuara

Çmimet mesatare të karburanteve në Tiranë vazhdojnë të jenë të pandryshuara që prej shtatë javësh ne kuotat: 1 litër naftë 100 lekë, 1 litër benzinë dhe 1 litër Euro Diezel nga 105 lekë, ndërsa në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë i ulët. Ulja e fundit e çmimeve të karburanteve me 5 lekë për litër këtë vit është bërë me 12 janar, ashtu si dhe në fundin e vitit të kaluar po me 5 lekë për litër. Përballë kësaj situate, në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulta dhe sot (2 mars), një fuçi nafte u shit 43,9 dollarë, nga 46 dollarë për fuçi në fillim të vitit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›