Berisha: Aplikimi për në BE, brenda qershorit, Shqipëria e meriton
Kryeministri Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Demokratike se Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët e hapura që brenda Presidencës çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. Kryeministri theksoi se shtyrja për pak kohë e procesit është normale, por shprehu sigurinë se Shqipëria do të paraqesë brenda Presidencës çeke të BE-së aplikimin për statusin e kandidatit. “Ne i mirëkuptojmë miqtë, por brenda Presidencës çeke ne do ta paraqesim aplikimin dhe e meritojmë plotësisht për faktin se përfundoi tërësisht Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”, u shpreh Kryeministri Berisha. Në këtë kontekst Kryeministri theksoi se edhe raporti i Komisionit Europian është i tillë që jep dritën jeshile tërësisht për hapin tjetër të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Duke e cilësuar këtë një moment historik, Kryeministri tha se aplikimi për statusin e kandidatit është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh: Muaji prill do të shënohet në historinë e kombit dhe të vendit si muaji më historik pas nëntorit. Vendi mik Greqia ka dorëzuar në Bruksel me 26 shkurt, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të ratifikuar dhe notifikuar. Në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian na takon ekzaktësisht në periudhën e Samitit të Strasburgut që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi. Në këtë kohë merr forcë, kontrata më e rëndësishme që Shqipëria ka firmosur ndonjëherë me Bashkimin Europian. Shqipëria me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes është një vend i asociuar, i cili do të veprojë tërësisht dhe detyrimisht mbi bazën e kësaj kontrate. Deri më sot ajo ka qenë vullnet, tani ajo është shndërruar në detyrim. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në fuqi parakupton një marrëdhënie ligjore dhe të gjithanshme të një niveli të ri me Bashkimin Europian, por është një rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet 27 vendeve anëtare të këtij bashkimi që në një kohë rekord ratifikuan këtë marrëveshje, për 27 qeveritë dhe 27 parlamentet e këtyre vendeve, forcat e tyre politike në parlament ku shprehën me nota pozitive vlerësimet më të mëdha për reformat dhe suksesin e reformave të kësaj qeverie dhe e votuan këtë marrëveshje në unison të plotë. Gjatë Presidencës Çeke për shkak të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimit Europian, krijohet dhe mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit me Shqipërinë, këshill që do të patronojë respektimin dhe konsolidimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje për vendin tonë, këshill që do të ketë degëza në të gjitha institucionet e vendit. Pra realisht kemi hyrë në një stad të ri shumë më të rëndësishëm kontraktual dhe politik në marrëdhëniet tona me Bashkimin Europian, por unë me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre zyrtarëve dhe punonjësve të administratës që me përkushtimin e tyre me reformat që projektuan dhe ndërmorën me ligjet dhe vendimet që mori ky parlament ia dolën të shembin në një kohë rekord të gjitha muret që procesin e Stabilizim Asociimit e kishin shndërruar në vegun e Penelopës. U deshën të humbeshin tetë vite që procesi të dilte nga vendnumërimi i tij. Periudha qershor 2006- prill 2009 është kompletimi më i suksesshëm i këtij procesi dhe këtë e bën të mundur para së gjithash shembja e murit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe shndërrimi i Shqipërisë në një vend ndër më të sigurtë në Evropë. Këtë e bënë të mundur shembja e sistemit të kleptokracisë në Shqipëri dhe shpallja e qeverisë shqiptare kampione e reformave në luftën kundër korrupsionit. Këtë e bënë të mundur edhe zgjedhjet e 2007, në të cilat qeveria tregoi në mënyrë të prerë se nuk do të ndërhynte dhe nuk ndërhyri në rezultatin e tyre pavarësisht nga defektet e pamohueshme, por jo çështje vullneti. Këtë e bënë të mundur reformat e thella dhe të gjithanshme, reforma të cilat bënë që ekonomia shqiptare sipas parashikimeve të 6 institucioneve më serioze të botës të listohet e para për rritjen e saj në vitin 2009. Këtë e bënë të mundur politika paqësore e dialogut, e mirëkuptimit, rajonale dhe më gjerë që ka ndjekur qeveria jonë. Këtë e bëri të mundur dhe përpjekja e madhe për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar bashkërisht për çështjet e mëdha me opozitën. Këtë e bëri të mundur një partneritet i paprecedent që u vendos mes qeverisë qendrore dhe qeverive vendore , dimensionet e reja të mëdha që njohu procesi i decentralizimit gjatë këtyre tre viteve, një Shqipëri sepse ky vend këtë vit sipas statistikave që jep institucioni kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin, priti 2 milionë e 700 mijë vizitorë pa regjistruar as më të voglin incident, por mbi të gjitha këtë e bëri të mundur sepse standardet e lirisë dhe të drejtave të njeriut fituan gjatë këtyre viteve dimensione që nuk i kanë njohur më parë. Janë një seri raportesh ndër më seriozet ndërkombëtare, të cilat deklarojnë e zeza mbi të bardhë se qeveria shqiptare në tërësi respekton liritë dhe të drejtat, se qeveria nuk ka ndërhyrë në politikat editoriale të mediave dhe se ajo mund të kritikohet lirshëm publikisht dhe privatisht nga qytetarët dhe se në Shqipëri nuk ka patur asnjë proces civil apo penal ndaj gazetarëve, standard unik ky në mbarë botën. Dy janë shtyllat themelore të lirisë së shtypit; së pari liria e tyre për të raportuar të gjitha konstatimet e tyre, së dyti liria e tyre për të mbrojtur burimin e informacionit. Ka tre vjet dhe po bëhen katër që asnjë gazetari, asnjë publicisti asnjë editorialisti, çfarëdo që të ketë botuar nuk i ka kërkuar njeri burimin e informacionit përveçse në një rast prokuroria një gazetari që pasi i kishin shitur prokurorët informacionin i kërkonin gazetarit nga e kishte marrë këtë informacion duke dëshmuar se nuk ishin prokurorë, por ishin matrapazë. Kjo është e vërteta dhe kjo administratë nuk do t`u kërkojë ndonjëherë burimin e informacionit gazetarëve. Këto dyja janë shtyllat kryesore në raport me administratën. Në raporte të tjera çështja është më komplekse sepse ti çlirosh gazetarët nga pronarët është një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ligji austriak duhet të miratohet sa më shpejt. Gjithashtu është respektuar dhe nuk ka patur asnjë të dëmtuar në protesta, asnjë të lënduar, nuk ka patur asnjë lloj kufizimi. I keni parasysh burgjet e tmerrshme të tyre se si plasnin nga 30-50 opozitarë në një qeli, i keni parasysh plagosjet dhe vrasjet e opozitarëve? Ndërsa këto janë vitet e lirive dhe të drejtave , të cilat janë një proces gjithnjë në rritje sepse nuk ka asnjëherë përsosje në këtë proces, por ajo që mund t`ju them unë është që këto kanë qenë vitet në të cilat shqiptarët janë ndjerë, kanë shijuar, kanë jetuar më të lirë se kurrë. I garantoj se vitet që vijnë do të jenë edhe më të lirë edhe më të sigurtë në jetën e tyre në krijimin e tyre në pronën e tyre. Këtë moment historik e kanë bërë të mundur politikat e shkëlqyera të ndjekura nga qeveria. Janë këto politika dhe para së gjithash këto, të cilat kanë bërë që Shqipëria të mos kaplohet nga kriza sepse ne në 2008 kemi hyrë si vendi me nivelin më të ulët të taksave në Europë, sepse ne në 2008 po investonim në infrastrukturë për nevojat tona sigurisht, pothuajse dyfishin që investonte qeveria që vinte pas nesh. Këto politika kanë bërë që, me gjithë sirenat e pikëllimit që i dëgjojmë nga disa eksponentë të opozitës se ka krizë, Shqipëria të mos ketë krizë. Shqipëria mund të ketë pasoja dytësore, por unë ju garantoj se shumë shpejt Shqipëria do të rinjohë një dimension të madh tjetër të investimeve. Janë në prag të inaugurimit të fillimit të punimeve rreth 15 hidrocentrale, të cilët punësojë dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë. Janë në prag të fillimit të gjitha akset e shkurtra kombëtare të vendit, të cilat punësojnë me mijëra e mijëra qytetarë. Buxheti është më i sigurtë se asnjëherë tjetër . Kjo qeveri disponon buxhet të plotë për t`iu përgjigjur në çdo qindarkë dhe me miliarda të gjitha projekteve të mëdha që nisin këtë vit dhe për të përfunduar ato që janë në vazhdim, për të dyfishuar rrogat e mësuesve, rrogat e mjekëve , rrogat e infermierëve, pensionet në fshat për të rritur në mënyrë thelbësore pensionet në qytet. Pra nuk ka ardhur nga qielli ky moment historik. Ky erdhi si rezultante e suksesit të madhe të padiskutueshëm të reformave të gjithanshme. Ka mbarësi edhe më të madhe se koinçidon pikërisht me samitin e Strasburgut. Ky samit është ngjarja më e madhe në historinë kombëtare për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Presidenca çeke shpresoj të krijojë këshillin, por natyrisht Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët e hapura që brenda Presidencës çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit. Se mund të shtyhet pak është normale. Ne i mirëkuptojmë miqtë, por brenda Presidencës çeke ne do ta paraqesim aplikimin dhe e meritojmë plotësisht për faktin se përfundoi tërësisht Marrëveshja , edhe raporti i Komisionit Europian është i tillë që jep dritën jeshile tërësisht për Shqipërinë, ndaj dhe u ndala më shumë sot në këtë moment sepse edhe ky është një moment historik, është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull; anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Falënderoj edhe njëherë ata që me punën dhe përkushtimin e tyre në të gjitha institucionet e këtij vendi, bënë të mundur që sot ne të kemi këtë kënaqësi të veçantë për një projekt që është projekti ëndërr për fëmijët tanë shtëpia më e bukur e tyre në Evropë.
Fjala e plotë e kryeministrit Berisha
Muaji prill do të shënohet në historinë e kombit dhe të vendit si muaji më historik pas nëntorit. Vendi mik Greqia ka dorëzuar në Bruksel me 26 shkurt, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të ratifikuar dhe notifikuar. Në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian na takon ekzaktësisht në periudhën e Samitit të Strasburgut që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi. Në këtë kohë merr forcë, kontrata më e rëndësishme që Shqipëria ka firmosur ndonjëherë me Bashkimin Europian. Shqipëria me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes është një vend i asociuar, i cili do të veprojë tërësisht dhe detyrimisht mbi bazën e kësaj kontrate. Deri më sot ajo ka qenë vullnet, tani ajo është shndërruar në detyrim. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në fuqi parakupton një marrëdhënie ligjore dhe të gjithanshme të një niveli të ri me Bashkimin Europian, por është një rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet 27 vendeve anëtare të këtij bashkimi që në një kohë rekord ratifikuan këtë marrëveshje, për 27 qeveritë dhe 27 parlamentet e këtyre vendeve, forcat e tyre politike në parlament ku shprehën me nota pozitive vlerësimet më të mëdha për reformat dhe suksesin e reformave të kësaj qeverie dhe e votuan këtë marrëveshje në unison të plotë. Gjatë Presidencës Çeke për shkak të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimit Europian, krijohet dhe mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit me Shqipërinë, këshill që do të patronojë respektimin dhe konsolidimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje për vendin tonë, këshill që do të ketë degëza në të gjitha institucionet e vendit. Pra realisht kemi hyrë në një stad të ri shumë më të rëndësishëm kontraktual dhe politik në marrëdhëniet tona me Bashkimin Europian, por unë me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre zyrtarëve dhe punonjësve të administratës që me përkushtimin e tyre me reformat që projektuan dhe ndërmorën me ligjet dhe vendimet që mori ky parlament ia dolën të shembin në një kohë rekord të gjitha muret që procesin e Stabilizim Asociimit e kishin shndërruar në vegun e Penelopës. U deshën të humbeshin tetë vite që procesi të dilte nga vendnumërimi i tij. Periudha qershor 2006- prill 2009 është kompletimi më i suksesshëm i këtij procesi dhe këtë e bën të mundur para së gjithash shembja e murit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe shndërrimi i Shqipërisë në një vend ndër më të sigurtë në Evropë. Këtë e bënë të mundur shembja e sistemit të kleptokracisë në Shqipëri dhe shpallja e qeverisë shqiptare kampione e reformave në luftën kundër korrupsionit. Këtë e bënë të mundur edhe zgjedhjet e 2007, në të cilat qeveria tregoi në mënyrë të prerë se nuk do të ndërhynte dhe nuk ndërhyri në rezultatin e tyre pavarësisht nga defektet e pamohueshme, por jo çështje vullneti. Këtë e bënë të mundur reformat e thella dhe të gjithanshme, reforma të cilat bënë që ekonomia shqiptare sipas parashikimeve të 6 institucioneve më serioze të botës të listohet e para për rritjen e saj në vitin 2009. Këtë e bënë të mundur politika paqësore e dialogut, e mirëkuptimit, rajonale dhe më gjerë që ka ndjekur qeveria jonë. Këtë e bëri të mundur dhe përpjekja e madhe për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar bashkërisht për çështjet e mëdha me opozitën. Këtë e bëri të mundur një partneritet i paprecedent që u vendos mes qeverisë qendrore dhe qeverive vendore , dimensionet e reja të mëdha që njohu procesi i decentralizimit gjatë këtyre tre viteve, një Shqipëri sepse ky vend këtë vit sipas statistikave që jep institucioni kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin, priti 2 milionë e 700 mijë vizitorë pa regjistruar as më të voglin incident, por mbi të gjitha këtë e bëri të mundur sepse standardet e lirisë dhe të drejtave të njeriut fituan gjatë këtyre viteve dimensione që nuk i kanë njohur më parë. Janë një seri raportesh ndër më seriozet ndërkombëtare, të cilat deklarojnë e zeza mbi të bardhë se qeveria shqiptare në tërësi respekton liritë dhe të drejtat, se qeveria nuk ka ndërhyrë në politikat editoriale të mediave dhe se ajo mund të kritikohet lirshëm publikisht dhe privatisht nga qytetarët dhe se në Shqipëri nuk ka patur asnjë proces civil apo penal ndaj gazetarëve, standard unik ky në mbarë botën. Dy janë shtyllat themelore të lirisë së shtypit; së pari liria e tyre për të raportuar të gjitha konstatimet e tyre, së dyti liria e tyre për të mbrojtur burimin e informacionit. Ka tre vjet dhe po bëhen katër që asnjë gazetari, asnjë publicisti asnjë editorialisti, çfarëdo që të ketë botuar nuk i ka kërkuar njeri burimin e informacionit përveçse në një rast prokuroria një gazetari që pasi i kishin shitur prokurorët informacionin i kërkonin gazetarit nga e kishte marrë këtë informacion duke dëshmuar se nuk ishin prokurorë, por ishin matrapazë. Kjo është e vërteta dhe kjo administratë nuk do t`u kërkojë ndonjëherë burimin e informacionit gazetarëve. Këto dyja janë shtyllat kryesore në raport me administratën. Në raporte të tjera çështja është më komplekse sepse ti çlirosh gazetarët nga pronarët është një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ligji austriak duhet të miratohet sa më shpejt. Gjithashtu është respektuar dhe nuk ka patur asnjë të dëmtuar në protesta, asnjë të lënduar, nuk ka patur asnjë lloj kufizimi. I keni parasysh burgjet e tmerrshme të tyre se si plasnin nga 30-50 opozitarë në një qeli, i keni parasysh plagosjet dhe vrasjet e opozitarëve? Ndërsa këto janë vitet e lirive dhe të drejtave , të cilat janë një proces gjithnjë në rritje sepse nuk ka asnjëherë përsosje në këtë proces, por ajo që mund t`ju them unë është që këto kanë qenë vitet në të cilat shqiptarët janë ndjerë, kanë shijuar, kanë jetuar më të lirë se kurrë. I garantoj se vitet që vijnë do të jenë edhe më të lirë edhe më të sigurtë në jetën e tyre në krijimin e tyre në pronën e tyre. Këtë moment historik e kanë bërë të mundur politikat e shkëlqyera të ndjekura nga qeveria. Janë këto politika dhe para së gjithash këto, të cilat kanë bërë që Shqipëria të mos kaplohet nga kriza sepse ne në 2008 kemi hyrë si vendi me nivelin më të ulët të taksave në Europë, sepse ne në 2008 po investonim në infrastrukturë për nevojat tona sigurisht, pothuajse dyfishin që investonte qeveria që vinte pas nesh. Këto politika kanë bërë që, me gjithë sirenat e pikëllimit që i dëgjojmë nga disa eksponentë të opozitës se ka krizë, Shqipëria të mos ketë krizë. Shqipëria mund të ketë pasoja dytësore, por unë ju garantoj se shumë shpejt Shqipëria do të rinjohë një dimension të madh tjetër të investimeve. Janë në prag të inaugurimit të fillimit të punimeve rreth 15 hidrocentrale, të cilët punësojë dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë. Janë në prag të fillimit të gjitha akset e shkurtra kombëtare të vendit, të cilat punësojnë me mijëra e mijëra qytetarë. Buxheti është më i sigurtë se asnjëherë tjetër . Kjo qeveri disponon buxhet të plotë për t`iu përgjigjur në çdo qindarkë dhe me miliarda të gjitha projekteve të mëdha që nisin këtë vit dhe për të përfunduar ato që janë në vazhdim, për të dyfishuar rrogat e mësuesve, rrogat e mjekëve , rrogat e infermierëve, pensionet në fshat për të rritur në mënyrë thelbësore pensionet në qytet. Pra nuk ka ardhur nga qielli ky moment historik. Ky erdhi si rezultante e suksesit të madhe të padiskutueshëm të reformave të gjithanshme. Ka mbarësi edhe më të madhe se koinçidon pikërisht me samitin e Strasburgut. Ky samit është ngjarja më e madhe në historinë kombëtare për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Presidenca çeke shpresoj të krijojë këshillin, por natyrisht Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët e hapura që brenda Presidencës çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit. Se mund të shtyhet pak është normale. Ne i mirëkuptojmë miqtë, por brenda Presidencës çeke ne do ta paraqesim aplikimin dhe e meritojmë plotësisht për faktin se përfundoi tërësisht Marrëveshja , edhe raporti i Komisionit Europian është i tillë që jep dritën jeshile tërësisht për Shqipërinë, ndaj dhe u ndala më shumë sot në këtë moment sepse edhe ky është një moment historik, është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull; anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Falënderoj edhe njëherë ata që me punën dhe përkushtimin e tyre në të gjitha institucionet e këtij vendi, bënë të mundur që sot ne të kemi këtë kënaqësi të veçantë për një projekt që është projekti ëndërr për fëmijët tanë shtëpia më e bukur e tyre në Evropë.
...