E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori amerikan kthehet në Siri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri, i cili u largua pas kërcënimeve ndaj tij, do të rikthehet në Damask.

Robert Ford la kryeqytetin e Sirisë më 24 Tetor.

Ai kishte revoltuar autoritetet siriane, duke shfaqur haptazi solidaritetin me aktivistët e përfshirë në protestat kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad.

Lajmi i kthimit të Fordit erdhi pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hilarly Clinton u takua me shtatë pjesëtarë të opozitës siriane në Gjenevë.

Ndërkohë, edhe ambasadori i Francës u kthye të hënën në Damask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›