Ambasadori britanik në Vetëvendosje
“Në zyrat qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kryetar, Shpend Ahmeti nënkryetar, Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë dhe Albulena Haxhiu, deputete, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Britanisë së madhe në Prishtinë z. Ian Clif dhe sekretaren e dytë të ambasadës Myrna Mekgregër”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.
“Në këtë takim u diskutua mbi situatën aktuale politike ku të dyja palët shtjelluan pikëpamjet e tyre. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveç prezantimit të qëllimeve dhe projekteve të lëvizjes, shtjelluan edhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve dhe rrugët për daljen nga kriza e në të cilën gjendet Kosova”, vazhdon komunikata.
Me theks të veçantë u diskutua mbi reformën e procesit zgjedhor apo ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! prezantuan në detaje pikëpamjet mbi këtë reformë, njofton kjo parti.
Kjo është ndër vizitat e rralla që diplomatët perëndimorë i bëjnë në selinë e partisë së Albin Kurtit.