E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder drejt Anzhit

Samuel Eto'o e Wesley Sneijder mund të bëhen sërish bashkë shumë shpejt. Kjo është ëndrra e ekipit rus, Anzhi, i cili e ka nisur ofanzivën për ta transferuar mesfushorin holandez, i cili nuk duket më i rëndësishëm si dikur tek Nerazzurrët.

Afati kalimtar në Rusi përfundon më 24 shkurt dhe deri në atë kohë, Anzhi do të mundohet ta bind Interin që t'ia shesë Sneijderin, duke e mposhtur kështu konkurrencën e Manchester Cityt e Manchester Unitedit.

Për ish futbollistin e Ajaxit dhe Real Madridit është bërë gati një kontratë prej 8 milionë eurosh në vit, ndërsa Interi do t'i përfitonte së paku 25 milionë. Kjo shifër duket e kapshmë për klubin rus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›