Ambasadori danez: Në demokraci, e paimagjinueshme të ndodhin ndryshimet e rregullave pas faktit të ndodhur
Revista Mapo ka publikuar gjatë ditës së sotme intervistën me ambasadorin danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen.
Gjatë intervistës së vet, ky i fundit ka theksuar fort faktin se në demokraci nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës pas faktit të kryer, ashtu siç ndodhi me zgjedhjet në Tiranë.
Në një demokraci të pjekur dhe të vërtetë është e paimagjinueshme të ndryshohen rregullat pas faktit të ndodhur. Shpresoj që të gjitha partitë të kenë mësuar nga procesi dhe të përqëndrohen tek e ardhmja. Ka kaq shumë rrezik për Shqipërinë këtë moment dhe them sado e pandjeshme të tingëllojë kjo tek ata që ndjehen të mashtruar, Shqipëria si komb nuk mund të lërë të ardhmen e vet pezull për shkak të dështimit demokratik në një raund zgjedhjesh për kryetar bashkie, u shpreh ambasadori danez.
Ndërkohë, ai ka thënë se ndërkombëtarët duhet të shprehen në mënyrë të qartë për ato që po ndodhin në Shqipëri.
Përfundimi im pas tre vitesh këtu është se duhet thënë e vërteta lakuriq që të ndihmosh realisht. Edhe nëse rezikon që ndoshta të ofendosh të zotin e shtëpisë, shprehet Jensen.