E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen: Zgjedhjet e 8 majit, teknikisht më të mira se të 2009

Zevendesndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen dhe Euro-Azine, Thomas Kantrimen, deklaron se vleresimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per zgjedhjet e tete majit eshte pozitiv. Ne nje interviste dhene dje per "Zerin e Amerikes", Kantrimen vlereson se zgjedhjet e tete majit ishin me te mira nga zgjedhjet e kaluara. "Mendoj se si nje ceshtje teknike, zgjedhjet e 2011-s ishin me te mira se me 2009", shprehet ai. Nga ana tjeter, Kantrimen ndalet edhe ne nevojen per hartimin e nje ligji me te mire elektoral ne zgjedhjet e vitit 2013. "Ne presim nga te dyja partite, qe, kete here, me ndihmen e Bashkimit Evropian dhe te Shteteve te Bashkuara, te hartojne rregulla zgjedhore, te cilat te jene ne te mire te popullit dhe jo ne te mire te njerezve dhe partive te caktuara. Mjetet per ta bere kete ekzistojne. Eshte Komisioni i Venecias, eshte ODIHR-i", eshte shprehur Kantrimen. Ai shton se SHBA dhe BE kane te gjithe gatishmerine e nevojshme per te ndihmuar partite politike ne vend. Por ai thekson se garancia me e mire per reformat eshte Kushtetuta e Shqiperise. Ai shprehet se reformat varen nga klasa politike dhe nderkombetaret nuk mund te zevendesojne ligjin themelor te vendit. "Shqiperia ka nje kushtetute. Ne shoqerite demokratike Kushtetuta dhe institucionet qe ajo krijon jane garantuesit e lojes se ndershme ne procesin politik. Komuniteti nderkombetar nuk mund te zevendesoje Kushtetuten", tha Kantrimen. Duke folur per garen ne Tirane dhe per vendimet e Kolegjit Zgjedhor, Kantrimen u shpreh se SHBA-te nuk mund te japin gjykime rreth vendimeve te institucioneve te drejtesise.

Zgjedhjet ne Shqiperi duket se kane perfunduar, pas nje periudhe dymujore. Cili eshte vleresimi juaj per procesin zgjedhor ne Shqiperi?

Se pari, per sa i perket vete dites se zgjedhjeve, vleresimi eshte pozitiv. Shqiptaret dolen per te votuar ne numer rekord. Ata treguan se kane nje mendje te pavarur. Ata votuan per socialistet ne disa vende ku demokratet kishin shumicen dhe anasjelltas. Dhe, natyrisht, dita e zgjedhjeve ishte paqesore. Te gjitha keto jane te rendesishme dhe jo dicka qe duhet marre si e natyrshme. Pra, vleresimi yne per pjesemarrjen e shqiptareve ishte shume pozitiv. Ne kemi dyshime lidhur me menyren se si u zhvillua procesi i numerimit per njeren prej bashkive, ate me te madhen, Tiranen. Ne kemi dyshime rreth bazes ligjore per te vendosur mbi numerimin e nje kategorie te caktuar votash. I kishim keto dyshime kur u mor ai vendim dhe perseri i kemi sot. Ne e vleresojme faktin qe Partia Socialiste e opozites i ndoqi ankesat e saj permes kanaleve ligjore, ne ate menyre qe parashikon Kushtetuta. Ne vleresojme gjithashtu faktin qe Kolegji Elektoral i ka marre vendimet e tij dhe tani po vijme ne fund te procesit. Nuk eshte detyra e Shteteve te Bashkuara per te shprehur gjykime rreth secilit prej ketyre vendimeve ne kete proces te zgjatur numerimi. Ne e ndjejme si detyrim ta ndihmojme Shqiperine ta kaperceje kete, per te siguruar se zgjedhjet e ardhshme do te jene te pastra, te besueshme dhe, mbi te gjitha, te zhvilluara ne baze te rregullave te qarta, te percaktuara qysh perpara zgjedhjeve. Ne jemi te gatshem ta bejme kete. Jemi te gatshem te punojme me Bashkimin Evropian per kete. Ceshtja e madhe sot eshte: a jane udheheqesit e qeverise dhe te opozites te gatshem ta bejne kete? Midis viteve 2009 dhe 2011 ata nuk qene te gatshem ta benin.

Zgjedhjet e 2011 mendohej se do te ishin nje permiresim ne krahasim me 2009-n. Ne te vertete, tensioni ne vend u rrit. A mendoni se keto zgjedhje ishin nje rast i humbur per Shqiperine?

Se pari, mendoj se si nje ceshtje teknike, zgjedhjet e 2011-s ishin me te mira se me 2009. Por pyetja juaj ka te beje me politiken, pra, a ndihmuan ato per te zgjidhur tensionin qe ekziston mes dy udheheqesve dhe ne nje shoqeri qe eshte e ndare thuajse barabar mes dy partive? Ne ate kuptim, po, ishte nje rast i humbur per popullin e Shqiperise. Humbja e ketij rasti nuk ndodhi ne maj 2011, por gjate gjithe periudhes dy-vjecare, nga viti 2009 deri me 2011, sepse vemendja me e madhe u perqendrua tek dy partite dhe mes dy udheheqesve, tek rivaliteti mes tyre dhe shume pak vemendje te ceshtja se si mund te kishte Shqiperia sistemin me te forte dhe me te besueshem te votimit. Ka ardhur koha qe kjo mendesi te ndryshoje dhe ne presim nga te dyja partite, qe, kete here, me ndihmen e Bashkimit Evropian dhe te Shteteve te Bashkuara, te hartojne rregulla zgjedhore, te cilat te jene ne te mire te popullit dhe jo ne te mire te njerezve dhe partive te caktuara. Mjetet per ta bere kete ekzistojne. Eshte Komisioni i Venecias, eshte ODIHR-i. Nese te dyja partite jane te gatshme te pranojne nje rol aktiv te ketyre dy organizmave, atehere nuk ka pse te mos jemi ne gjendje te realizojme nje kod te qarte elektoral.

Me lejoni t'ju pyes me konkretisht mbi rolin e komunitetit nderkombetar. Udheheqesi i Partise Socialiste, Edi Rama, tha keto dite se ai nuk mund te kete besim tek Partia Demokratike, prandaj kerkon qe komuniteti nderkombetar t'i ndihmoje si ndermjetes per reformat ne te ardhmen. Ne kete kontekst, cfare roli mund te luajne Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian per Shqiperine?

Ne do te jepnim shume ndihme dhe shume keshilla. Por qe te behesh ndermjetes sepse dy zoterinj ne Shqiperi nuk jane ne gjendje t'i flasin njeri-tjetrit me miresjellje, ky nuk eshte roli i komunitetit nderkombetar.

Ai e kishte fjalen ne fakt qe ju te sherbeni si garantues i reformave...

Shqiperia ka nje kushtetute. Ne shoqerite demokratike Kushtetuta dhe institucionet qe ajo krijon jane garantuesit e lojes se ndershme ne procesin politik. Komuniteti nderkombetar nuk mund te zevendesoje Kushtetuten. Ne mund te ndihmojme per te krijuar nje situate, ne te cilen politikane te pjekur nga te dyja partite te flasin me njeri-tjetrin me miresjellje, te ulen ne te njejten dhome dhe te bejne kompromise, kompromise te rekomanduara ndoshta nga komuniteti nderkombetar dhe, sic thashe, kjo do te perfshinte edhe ligje per zgjedhjet. Une kam respekt te madh per zotin Rama dhe per menyren dinjitoze me te cilen ai e trajtoi situaten e veshtire. Komuniteti nderkombetar mund te ndihmoje, por vleresimi dhe zgjidhja duhet te vijne nga brenda Shqiperise. Pra: cilat ishin rastet qe ne humbem ne dy vitet e fundit dhe, ne c'menyre une, si udheheqes i qeverise ose i opozites do te sillem ndryshe ne dy vitet e ardhshme per te plotesuar kerkesat e popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›