Ambasadori danez: Presidenti nuk mund të jetë thjesht një zgjatim i qeverisë
Ambasadori i Danimarkës vendit qe mban presidencën e radhës se bashkimit evropian Karsten Jensen, i bën apel politikes shqiptare te mos e përqendrojë debatin tek numrat apo tek lidhjet politike, por tek integriteti i njeriut qe do te jete kreu i shtetit shqiptar. Sipas ambasadorit danez e rëndësishme është qe presidenti te jete mishërim i unitetit kombëtar. Mendoj se shqiptaret kane nevoje për një president te pavarur, me integritet te larte; qe mund te jete simbol i unitetit te qytetareve dhe qe mund te bashkoje popullin shqiptar. Nuk mendoj se lidhjet partiake domosdoshmërish janë te rëndësishme. Nëse shihni historinë shqiptare, ju keni patur presidente qe vinin nga parti te ndryshme qe e kane përmbushur detyrën për te qene përfaqësues te popullit. Megjithatë mendoj se gjithashtu është e rëndësishme qe te zgjerojmë këndvështrimin. Presidenti nuk ka pse te jete domosdoshmërish një politikan, unë mendoj se shume njerëz ne Shqipëri kane integritetin e nevojshme qe te jete mishërim i unitetit kombëtar dhe interesit kombëtar është shprehur ambasadori danez.
Por ambasadori apelon qe njeriu qe do te vendoset ne krye te shtetit te mos jete një zgjatim i qeverise apo i opozitës duke theksuar se zgjedhja e presidentit është një test për demokracinë shqiptare. Kushtetuta e thotë se si duhet te ecin procedurat, gjithsesi unë mendoj se është e rëndësishme te shihet edhe fryma kushtetuese. Dhe fryma është qe personi qe zgjidhet president duhet te përfaqësoje te gjithë popullin, ai nuk mund te jete thjesht një zgjatim i qeverise p.sh apo i opozitës. Dhe, e kam thënë edhe here te tjera , mendoj se këto zgjedhje presidenciale do te jene test për demokracinë shqiptare, kjo është një kohe kur Shqipëria mund te tregoje se e kupton vërtet sjelljen demokratike dhe dëshiron ta mbaje vendin ne rrjedhën demokratike ka mbaruar fjalën e tij ambasadori. Edhe pse nuk ka ende asnjë kandidature zyrtare, për postin e presidentit, ambasadoret e akredituar ne tirane kane bere shpesh apel për një figure me integritet, qe përfaqëson unitetin e popullit, sipas frymës se kushtetutës./Vizion plus