AK në Peshkopi, fondet e Rrugës së Arbrit janë përdorur për vilat e ministrave
Nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël, ka vetëm Dibër Kuq e Zi- ishte kjo fjalia hyrse e fjalimit që mbajti kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në takim me mbështetësit e saj në Dibër.
Në vijim të turit të AK ishte qyteti i Peshkopisë , nga ku Spahiu akuzoi qeverinë se ka mashtruar për Rrugën e Arbrit.
Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për të rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie deklaroi Spahiu.
Sipas tij kjo zonë për 22 vite ka qënë e braktisur nga të gjitha qeveritë dhe se gjithcka ato kanë bërë kanë qënë mashtrime për investime inegzistente.
Kreu i Ak ka vijuar më tej duke u shpprehur se Dibra është djepi i patriotizmit dhe se vetëm Ak mund të hapnjë kapitull të ri për dibranët.
Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha, ka përfunduar fjalën përshëndetës kryetari i Aleancës Kuq e Zi në takimin e organizuar në Peshkopi.