E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo Amerike e kuqe ose e kalter por SHBA

Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar kombit te traumatizuar te merkuren rreth vrasjeve te se shtunes coi te krahasimi me fjalimin e presidentit Bush pas sulmeve te 11 shtatorit dhe tek ai i Presidentit Clinton pas sulmeve ndaj nje zyre federale ne Oklahoma Siti ne vitin 1995 ku mbeten te vrare 168 veta.

Por paraqitja e Obames ishte me sfiduese sepse per dallim nga tragjedite qe me 11 shtator dhe ne Oklahoma Siti kishin bashkuar vendin ne dhembje dhe zi kjo e fundit ka pasur efekte te kunderta duke nxitur percarje. Obama ftoi per tejkalim te ndasive partiake dhe per unitet pas denimeve te ashpra qe vinin nga e majta dhe e djathta duke nisur nga Arizona dhe duke u zgjeruar ne gjithe vendin.

Ate qe nuk ben ta bejme eshte shfrytezimi i kesaj tragjedie si nje rast tjeter per tu drejtuar kunder njeri-tjetrit - kishte thene Obama. Perderisa disa nga e majta kishin kerkuar qe vrasjet ti lidhnin me levizjen Tea Party ose me fjalimet e zjarrta nga republikanet sic eshte Sara Palin zoti Obama kishte thene se nuk ka mundesi te dihet se perse vrasesi hapi zjarr duke vrare 6 veta plagosur 16 te tjere perfshire edhe anetaren e Dhomes Perfaqesuese Gabrielle Gifford.

Nje dite pasi qe zonja Pejlin kishte postuar nje video me akuza per komentuesit qe sipas saj kishin bere shpifje te pergjakshme zoti Obama kishte apeluar kombin ti shmangte ndasite dhe ti nderonte viktimat duke ecur perpara.

Ne kohen kur diskursi yne eshte polarizuar shume ne kohen kur jemi te gatshem ti akuzojme te gjithe qe mendojne ndryshe nga ne eshte e rendesishme qe te ndalemi dhe te sigurohemi se do te bisedojme ne formen qe sheron dhe jo ne formen qe lendon - kishte thene presidenti Obama.

Disa komentues konservatore kane postuar komente duke kritikuar memorialin per viktimat qe ishte kryesisht partiak per te shtuar se reagimet e ketilla veshtire kane mundur te imagjinohen per shembull ne ditet pas tragjedise ne Oklahoma Siti ne vitin 1995.

Po ashtu citohet autori i teksteve ne kohen e presidentit Clinton Don Ber te kete thene se vendit aktualisht me se shumti i duhet zeri unifikues qe do te thoshte tashme eshte mjaft.

Mesazhi me i mire nga ana e Obames thote Ber do te ishte nese nga fillimi do te thoshte ndash nuk ka Amerike te kuqe ose te kalter por Shtete te Bashkuara te Amerikes.

Fjalimet e presidenteve Bush dhe Clinton ishin pare si pike kthese e presidences se tyre. Fjalimi i presidentit Obama te merkuren me pak kishte te bente me presidencen e tij dhe me shume me gjendjen e kombit.

Ftesat e tij gjate fushates per dhenie fund te ndarjeve partiake duket se nuk kane pasur shume efekt ne keto dy vite ne Uashington. Eumlshte e paqarte gjithashtu nese ftesa e tij te merkuren ne rrethana tragjike do te kete joshje me te madhe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›