E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Berisha e Topi ngushëllojnëfamiljet e viktimave

TIRANE- Kryeministri Berisha ka mbërritur rreth ores 20:00 në Spitalin Ushtarak për të vizituar nga afër të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku gjetën vdekjen 10 persona e u plagosën shumë të tjerë.

Menjëhërë pasi u informua për gjendjen e të palgosurve , kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave ndërsa siguroi se janë marrë të gjitha masat për të ndihmuar të plagosurit.

“Janë marrë të gjitha masat që tu jepet ndihma më e mirë e mundshme e të plagosurve. Me këtë rast dua tu shpreh familjëve të viktimave ngushëllimet më të të sinqerta të qeverisë shqiptare. Mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë që ka pllakosur familjet e tyre. Le të lutemi sëbashku për shëndetin e të plagosurve që ta kalojnë dhe të shërohen nga traumat e pasojat e saj” u shpreh kryeministri  Berisha i cili  anuloi përurimin në Shkozet sapo u njoftua për aksidentin e rëndë. 

Ndërkohë pak minuta pas vizitës së kryeministrit, edhe kreu i shtetit Bamir Topi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak për të vizituar të plagosurit.

“Ndihem i lënduar për këtë aksident që mori përmasa tragjike. Shpreh ngushëllime të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima dhe u them që jam pranë tyre” u shpreh Presidenti Topi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›