Ambasadori gjerman, Borchard: BE ‘pro’ liberalizimit të vizave me Shqipërinë, sinjalet janë pozitive

Diplomati gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, shprehet se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë do realizohet me sukses. Sipas tij, sinjalet pozitive të Brukselit, konfirmojnë se Bashkimi Evropian është i angazhuar për integrimin e Shqipërisë në zonën e lëvizjes së lirë “Schengen”. “Nga Brukseli vijnë sinjale të mira lidhur me plotësimin e kushteve për heqjen e vizave për Shqipërinë. Sigurisht që qeveria gjermane do marrë në konsideratë këto sinjale kur të analizojë afatet e Shqipërisë për anëtarësim”- u shpreh ambasadori gjerman, Bernd Borchard. Këto komente i bëri gjatë një një konference për shtyp me zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, me rastin e financimit të një projekti të qeverisë gjermane, për Policinë e Shtetit, në kuadër të luftës kundër krimit. Duke iu referuar plotësimit të kushteve, Borchard pohoi se lufta ndaj krimit të organizuar është një element shumë i rëndësishëm dhe për këtë arsye qeveria gjermane ka financuar një projekt për Policinë e Shtetit. “Qendra që financon qeveria gjermane do përmirësojë reagimin e shtetit nëpërmjet operacioneve të forcave speciale.Ky është verpim i dukshem i qeverisë që unë përfaqësoj për të ndaluar krimin e organizuar”- tha ai.
...