Zv/kryeministri Meta: Ligji organik, rrit përgjegjshmërinë e institucionit të Presidencës

UPDATE- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme njëherazi edhe kreu i LSI-së u shpreh sot se pritet një bashkëpunim me Partinë Demokratike, për miratimin e një ligji organik edhe për institucionin e Presidentit. Kryediplomati shqiptar bëri këto komente gjatë një komunikimi me gazetarët, pas kthimit nga vizita në Katalunjë dhe Andorra. “LSI ka konfirmuar mbështetje për një projekt-ligj i cili rregullon veprimtarinë e presidentit. Nuk mund të shënohet një ligj organik për të cënuar kompetencat kushtetuese të një institucioni tjetër, pra nga ana e Kuvendit, por çdo ligj organik duhet bërë në frymën e bashkëpunimit dhe të synojnë në respektimin e Kushtetutës. Duhet bashkëpunim dhe përgjegjshmëri që mos të ketë bllokim të Gjykatës Kushtetuese, ndaj edhe konsiderojmë si pozitive miratimin e një ligji organik që do të rregullojë organizimin dhe funksionimin e institucionit të Presidencës”- u shpreh Meta. PD dhe LSI u shprehën dje se është i domosdoshëm që për çdo organ kushtetutes të jetë fleksibël ligji organik. Meqënëse institucioni i Presidencës bënte përjashtim nga kjo procedurë dy partitë e mëdha në qeveri, janë të gatshme të ndërmarrin një nismë ligjore për rregullimin e punës së presidentit, përmes një ligji organik.
...