Tërmeti godet Indinë, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë vdekur në Nepal dhe në pjesët veriore të Indisë pasi një terment prej 6.9 ballë goditi vendin.
Policia në Nepal bëri të ditur që pesë persona kanë vdekur, ndërsa tre të tjerë u plagosën nga shembja e një nga mureve të ambasadës britanike në kryeqytetin Katmandu.
Zyrtarët indianë thanë se të paktën dy persona kanë vdekur në Sikim dhe Bihar.
Sipas një analize të Agjencisë Amerikane Gjeologjike tërmeti ka goditur Sikimin.
Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në këtë rajon, përfshirë Nepalin, Butanin, Bangladeshin dhe qytetet në lindje të Indisë-Guvahati dhe Kalkuta, sikurse edhe në Nju Delfi.
Në Katmandu raportohet për evakuimin e personave dhe bllokimin e trafikut.