Straus-Kahn pranon: Ishte dobësi e momentit

ë intervistën e parë publike pas pushimit të akuzave ndaj tij për ngacmimet seksuale ndaj kamarieres së hotelit në Nju Jork, ish-kreu i FMN-së, Domenique Straus-Kahn pranoi se kishte treguar një “dobësi të momentit”.
“Gjithcka ishte një gabim, një gabim fatal, që shqetësoi gruan time, fëmijët e mi, familjen time, shokët e mi, por edhe popullin francez, që priste nga unë ndryshimin”, tha Kan në intervistën e tij dhënë për TF1.
Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ngulmoi se nuk ka ushtruar kurrëfarë dhunë kundrejt kamarieres.
62 vjecari dha dorëheqjen si shef i FMN-së në muajin Maj pasi u arrestua nën akuzën e përdhunimit të 32 vjecares Diallo, në hotelin “Sofitel” të Manhatanit.