E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, nuk formohet kabineti qeveritar, luftimet vazhdojnë

Regjimi i përkohshëm i Libisë ka deklaruar se ende nuk është arritur marrëveshja për përbërjen e qeverisë së re, ndërsa luftimet kundër mbështetësve të liderit të përmbysur, Muamer Gadafi, ende po vazhdojnë.

Kryeministri i përkohshëm, Mahmud Xhibril, në Bengazi tha se shpreson se diskutimet për kabinetin e ri do të finalizohen së shpejti.

Nga ana tjetër, Këshilli Tranzicional Kombëtar, vazhdon të ballafaqohet me rezistencë nga ana e mbështetësve të Gadafit, në qytetin Bani Valid dhe në Sirte, që është vendlindja e kolonel Gadafit.

Luftëtarët kundër Gadafit disa herë kanë provuar të depërtojnë në Bani Valid, që është 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli, por ishin të detyruar të tërhiqen për shkak të rezistencës së mbështetësve të liderit të përmbysur .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›