E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjyq, korrieri e pronari i drogës



TIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale, në ngarkim të shtetasve Flamur Xeka dhe Ernest Alia, të akuzuar për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, më 22 janar 2010, në portin e Durrësit u zbulua se në makinën “Fiat Punto”, ngjyrë e bardhë, me targa BG 820 XV ishin fshehur 14 pako qese natribani, me peshë 14.019 gramë, me lëndë narkotike kanabis sativa. Kapja e drogës u bë në orën 19:30, gjatë momentit të kalimit të mjetit në port. Korreri i drogës, Flamur Xeka, dëshmoi pas arrestimit se pronar i narkotikut ishte Ernest Alia, nga Mamurrasi. Kontrolli në banesën e tij zbuloi 9 kg e 0345 gramë lëndë kanabis, 1056 fishekë dhe dy armë automatike. Prokuroria ngriti menjëherë akuzat për pronarin e drogës, ndërsa u pushua çështja për pasagjerin e makinës së kapur në port, shtetasin Shkëlqim Xaka, i cili rezultoi i paimplikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›