Trafikuan 486 kile drogë, dënohen 4 persona
TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda përfundoi dje shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të pesë personave të akuzuar për trafikimin e 486 kilogramëve heroinë drejt Italisë. Togat e zeza i shpallën të pandehurit fajtorë dhe vendosën për ta dënimin me një total prej 43 vjetësh heqje lirie. Referuar vendimit, gjykata vendosi dënimin me 10 vjet e gjashtë muaj burg për Alket Hatian, 9 vjet e 3 muaj për Hekuran Hoxhën, nga 8 vjet për Fatbardh Hoxhën e Mentor Shehun dhe 7 vjet e tre muaj burg për Sajmir Gjepalin. Në masën përfundimtare të dënimit, të pandehurit përfituan uljen e një të tretës, për shkak të gjykimit me kohë të shkurtuar. Të pandehurit e këtij procesi akuzoheshin nga prokuroria për 18 episode të trafikut të heroinës drejt Italisë, në periudhën 2003-2004. Sasia më e madhe e trafikuar njëherësh prej tyre ishte ajo e marsit 2004, me 70 kilogramë heroinë.