E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori grek: 3 ligjet, pjesë e detyrimeve të tjera të integrimit

KORCË- Ambasadori grek në Shqipëri Leonidhas Rokanas, ka përshëndetur miratimi ne 3 ligjeve të integrimit, ndërkohë që i ka bërë apel politikës shqiptare që të përmbushë detyrimet e tjera që do i hapnin dritën jeshile integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Miratimi i 3 ligjeve pjesë e detyrimeve të Shqipërisë. Duhet të përmbushni të gjitha rekomandimet e BE-së. Miratimi 3 ligjeve, jam i lumtur që ndodhi”, tha ambasadori grek

Sipas ambasadori Rokanos, Shqipëria është një vend evropian dhe ky është fakt që nuk ka nevojë që të vërtetohet, teksa nënvizoi se tashëm vendi ynë është me afër Evropës.

Ambasadori grek Rokanos mbajti sot një leksion mbi integrimin e Shqipërisë në universitetin ‘Fan Noli’ të Korcës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›