E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman, Kristian Wulff, jep dorëheqjen

18-02-2012 / Gazeta 55

Merkel: “Do të kërkoj president konsensual për të mënjanuar vakumin”

Kancelarja la të kuptonte se nuk dëshironte të dështonte në përzgjedhjen e kandidatit të ri, duke thënë se partitë e koalicionit do të konsultohen me njëri tjetrin para se të flasin me partitë e opozitës

Presidenti gjerman Christian Wulff, i gjendur nën njw trysni tw madhe, ka dhënë dje dorëheqjen. Prokuroria e Hanoverit pati kërkuar dje heqjen e imunitetit të presidentit, në mënyrë që të bëheshin të mundura hetimet. Prokuroria deklaroi, se kundër Wulffit dhe sipërmarrësit financiar David Groenewold ekzistonin dyshime fillestare për përfitime prej detyrës ose për dhënie përfitimesh të tjerëve. 51 vjeçari Wulff ishte presidenti më i ri në këtë post. Ai detyrohet të largohet nga detyra në kështjellën Bellevue pas vetëm 19 muajsh, koha më e shkurtër në post për një president në historinë e Republikës Federale Gjermane. Christian Wulff ishte përfshirë në një skandal kredie shtëpie, i cili e ka zanafillën në kohën kur Wulff pati qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Ulët. Kryeministri pati pranuar fillimisht një kredi prej bashkëshortes së një sipërmarrësi dhe më pas e kishte shlyer atë duke siguruar një kredi të të njëjtave përmasa nga një bankë gjermane, por me kushte më të favorshme sesa ato për klientët e zakonshëm. Për t’u marrë me krizën e krijuar kancelarja Merkel anuloi djenjë vizitë në Itali. Kryetarja e Partisë Demokristiane Merkel tha sot në Berlin, se ajo do një kandidat të përbashkët të koalicionit dhe të opozitës si pasardhës të Christian Wulffit. Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se do të kërkojë një marrëveshje me opozitën për të plotësuar postin e mbetur bosh pas dorëheqjes së presidentit Christian Wulff (Kristian Vulf) lidhur me akuzat për favore që thuhet se ai ka pranuar. Kancelarja Merkel, e cila anuloi një vizitë në Romë për t’u marrë me këtë çështje, shprehu keqardhje të thellë për dorëheqjen e presidentit. Përpjekjet e saj ishin të shpejta për të mënjanuar vakumin dhe për një proces sa më të kujdesshëm zëvendësimi, duke thënë se do të kërkonte një marrëveshje me partitë kryesore të opozitës për presidentin e ri. Kancelarja la të kuptonte se nuk dëshironte të dështonte në përzgjedhjen e kandidatit të ri, duke thënë se partitë e koalicionit do të konsultohen me njëri tjetrin para se të flasin me partitë e opozitës. “Duam të zhvillojmë bisedime për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm gjerman,” tha zonja Merkel. Dorëheqja e papritur kërcënon ta zhvendosë vëmendjen nga problemet e brendshme, tani që Gjermania përballet me krizën e borxheve të eurozonës. Duke iu referuar skandalit, zonja Merkel tha se është fuqia e shtetit të sunduar nga zbatimi i ligjit që i trajton të gjithë njëlloj pavarësisht postit.
Një asamble e posaçme e përbërë nga deputetë të dhomës së ulët dhe përfaqësues nga të 16 landet do të zgjedhë pasardhësin e zotit Wulff brenda 30 ditësh. Koalicioni i qendrës së djathtë në pushtet ka një shumicë fare të vogël në këtë asamble. Skandali ende nuk ka patur ndonjë ndikim mbi popullaritetin që gëzon zonja Merkel pavarësisht problemeve me eurozonën.
Tendencë-Udhëheqësit evropianë, optimistë për paketën e Greqisë/Pas disa muaj negociatash, udhëheqësit evropianë po shprehin optimizëm të ri se paketa e ndihmave për Greqinë me vlerën e 170 miliardë dollarëve do të miratohet të hënën. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri italian Mario Monti u këshilluan sot përmes një telekonference me kryeministrin grek Lucal Papademos. Ata thanë se kanë besimin se marrëveshja për planin e shpëtimit për Greqinë mund të arrihet. Ministrat e financave të 17 vendeve të Eurozonës pritet të marrin një vendim për ndihmën ndaj Greqisë në takimin e tyre të hënën në Bruksel. Greqia vazhdon të shqyrtojë disa nga hollësitë e paketës së ndihmave, e dyta që merr në vendi në dy vjet. Ministri grek i Rendit Publik Kristos Paputsis tha se Greqia ka bërë gjithçka për të për të zgjidhur shqetësimet ekonomike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›