E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori holandez, nga Korça

20-10-2012 / “Shqipëria e meriton integrimin”

Ambasadori Hollandez Martin De. La Beij i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të përmbyllë edhe 3 kërkesat e mbetura të integrimit, ndërkohë që vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të klasës politike për statusin.
“Është vërtet shumë e rëndësishme që partitë politike në Shqipëri, të ulen të diskutojnë së bashku për të realizuar ato tre kërkesat që kanë, për të siguruar marrjen e statusit te kandidatit. Dhe sigurisht është shumë e rëndësishme që në të ardhmen Shqipëria duhet të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Megjithatë mbetet ende pune për t’u bërë për të mbërritur deri aty, dhe kjo është arsye që partitë politike, janë aktorë dhe faktorë, në mënyrë që të arrijnë atje qëllimin e përbashkët”, deklaroi La Beij.
Ambasadori foli gjithashtu edhe për grevën e urisë të ish-të përndjekurve, që sipas tij po zgjat shumë dhe palët duhet të ulen në bisedime.
“Unë uroj dhe shpresoj që së shpejti do të ketë një dialog midis grevistëve dhe qeverisë, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e marrëveshjes, sepse kjo gjë po zgjat vërtet shumë”, tha ai.
Deklaratat e ambasadori holandez, La Beij u bënë në inaugurimin e qendrës për të moshuarit në qytetin e Korçës, ku një pjesë e investimit është mundësuar nga taksapaguesit holandezë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›