E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Birrës, 50 mijë vetë në shesh, Turistët: "Birra Korça", mbretëresha e festës

KORCE - Aurela Gaçe ndez "zjarr" Festën e Birrës në Korçë. Pas suksesit të dy netëve të para, Festa e Birrës në Korçë ka hyrë në natën e tretë të saj, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me rreth 50 mijë vizitorë. Sërish të pranishmit në festë kanë nxituar në stendat e "Birrës Korça" për të rrëmbyer gotat e mbushura me birrë. Megjithëse ishte e treta natë, festivali i birrës nuk është zbehur për asnjë çast. Ashtu siç shprehen edhe vetë vizitorët, energjia e tyre vjen nga "Birra Korça", birra e parë shqiptare, mbretëresha e këtij festivali. Turistë të ardhur nga përtej kufirit, por edhe qindra vizitorë të ardhur nga rrethet kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në shesh, duke përcjellë kudo ndjesinë e festës.
PJESEMARRESIT
"Është një festë e jashtëzakonshme. Rroftë 'Birra Korça' që organizon aktivitete të tilla. Këtu gjithçka është fantastike, muzika dhe 'Birra Korça' që unë po e shijoj pa masë", tha Arjol Dine nga Kavaja. Kulmi i mbrëmjes ka qenë kë-ngëtarja e njohur vlonjate Aurela Gaçe dhe banda e saj, e cila me këngët e saj ka ndezur 'zjarr' festën e birrës. Performanca e shkëlqyer e saj ka bërë që mijëra pjesëmarrës mes duartrokitjeve të konsumojnë litra pa fund të "Birrës Korça". Vetë këngëtarja Aurela Gaçe një ditë më parë nëpërmjet rrjetit social "Facebook" nuk ka fshehur entuziazmin e pjesëmarrjes së saj në festën më të madhe të birrës në Shqipëri. Më pas në skenë janë ngjitur edhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj.
ORGANIZATORET
Ndërkohë, për organizatorët Festa e Birrës i ka kaluar pritshmëritë e saj në natën e tretë. "Festa po kalon çdo parashikim. Janë 50 mijë pjesëmarrës të ardhur nga rrethe të ndryshme por edhe nga përtej kufirit, si Gjermania, Holanda, Italia, Anglia. Pa dyshim që 'Birra Korça', e cila është edhe birra simbol e qytetit dhe e gjithë festës ka korrur suksesin më të madh", tha Sofjola Kotelli, drejtoresha e turizmit në bashki. Festa ka vijuar gjatë ndërsa gotat dhe fuçitë e zbrazura flisnin qartazi për një numër rekord konsumi të "Birrës Korça".

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ambasadori holandez viziton fabrikën e “Birra Korça”: Përveç cilësisë së shkëlqyer, ka standardet e BE-së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›