E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Shkoder-Lezhe humb jeten 51 vjecarja

Një grua humbi jetën kur mjeti me te cilin ajo udhëtonte u përplas me një tjetër automjet. Ngjarja ndodhi ne aksin Shkodër- Lezhe, ne vendin e quajtur kthesa e Dajcit. 

Paraprakisht ekspertet thonë se “benzi” me targa AA 019 FN pas kontaktit me ngricën rreshkiti dhe u përplas me mjetin ne krah te kundertet.

Viktima Suzana Muleshka 51 vjeç  humbi jetën rrugës për ne spital, kurse i biri 22 vjeç Eridoni, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit ndodhet ne gjendje te rende. 

Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti për te cilat dyshohet se ka lidhje me ngricën dhe shpejtësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›