E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë në Greqi, dënohen me 80 vjet burg

ELBASAN- Vranë bashkatdhetarin në Greqi, dënohen me 80 vjet burg emigrantët. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan dënoi me afate të ndryshme burgimi 5 shtetas, të akuzuar për vrasjen e një emigranti shqiptar në Greqi, në vitin 2003. Ndaj të dënuarve ishin zhvilluar edhe procese të tjera gjyqësore, por nuk ishte dokumentuar saktësisht se ata ishin përfshirë në këtë vrasje. Pak kohë më parë, Prokuroria e Përgjithshme filloi procedimin penal nën akuzën e vrasjes me paramendim, të shtetasve Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi, bazuar në kallëzimin penal të babait të viktimës, Bajram Hila, si dhe marrjes së provave nga autoritetet greke. Sipas organit të akuzës, këta shtetas akuzohen se më 24 nëntor të vitit 2003, në vendin e quajtur "Anaviso" të Greqisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur dhe masakruar me mjete të forta shtetasin Bilbil Hila, nga Katundi i Ri, i cili si pasojë e plagëve të rënda gjeti vdekjen. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e dënimit me 20 vjet heqje lirie, për Kasem Vrapin, 19 vjet heqje lirie për Pëllumb Lleshin, 18 vjet për Eduart Dragotin, 17 vjet për Ilia Piren, si dhe 16 vjet për Eduart Pepën. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›