Bashkia e Korcës: Deklaratat e konsullit të papërgjegjshme, hiqeni
KORCË- Këshilli Bashkiak i qytetit të Korcës ka reaguar sot pas kthimit në detyrë të konsullit grek Theodhoro Ikonomus. Anëtarët e Këshillit Bashkaik kanë kërkuar sot, një ditë pas kthimit në detyrë të Ikonomus zëvendësimin e tij për shak të deklaratave antishqiptare që ka bërë, sic i cilësojnë atë.
“Nuk kemi lidhje me shovinizmin. Deklaratat e Ikonomus janë shoviniste e të papërgjegjshme”- deklarojnë bashkiakët e Korcës.
Këshilli Bashkiak i Korcës në deklaratën e tij ka theksuar se do të bashkohen me protestat e shoqatave atdhetare.
Konsulli u bë i njohur për deklaratat e tij ku i bënte thirrje korcarëve të regjistroheshin si grekë, deklarata, të cilat shkaktuan reagime të forta. Pas tre javësh mungesë ai është rikthyer dje në konsullatën greke të Korcës, ndërkohë që sot vijnë përsëri deklatrata kundër tij.,
(m.a/BalkanWeb)