Ambasadori i BE Shqiperia i ka kapacitetet per te plotesuar standardet
Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Shqiperi Etore Sekui shpreh bindjen se Shqiperia i ka te gjitha standardet per te plotesuar kerkesat e Bashkimit Evropian. Pohimi i ambasadorit te BE-se u be pasi i dorezoi Kryeministrit Sali Berisha progres-raportin e Komisionit Evropian i cili serish nuk pranoi kerkesen e saj per vend kandidat ne BE. Ne nje konference per shtyp pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha Sekui tha se progres-raporti i prezantuar nga komisionari i Zgjerimit Stefan Fyle eshte panorame e situates ne Shqiperi. Rruga per integrimin mbetet nje objektiv mbarekombetar - tha Sekui ndersa shprehu bindjen se Shqiperia i ka kapacitetet per te permbushur standardet. Ne kemi besim qe Shqiperia ka kapacitetet e duhura per te plotesuar standardet e larta qe kerkohen per hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Per kete kerkohet vendosmeri angazhim perkushtim si dhe mobilizimi i te gjitha perpjekjeve te te gjithe vendit - u shpreh Sekui. Ai shtoi se Kryeministri Berisha ka shprehur gatishmerine per permbushjen e 12 prioriteteve. Kryeministri ka shprehur vendosmerine e qeverise per te vazhduar punen per venien ne zbatim te 12 prioriteteve kyce te nxjerra ne opinionin e Komisionit Evropian vitin e kaluar. Ne besojme qe rruga e integrimit evropian eshte dhe duhet te jete nje objektiv mbarekombetar - theksoi ai.