E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzohet statusi per Shqiperine BE Ngerci politik dhe bojkoti parlamentar iu ndeshkuan

Fyle Duhet nisur urgjent dialogu mes paleve qe te behet i mundur progresi per ne BE

Ngerci politik dhe mosfunksionimi normal i jetes parlamentare per shkak te bojkotit te opozites i cili nuk mundesoi votimin e ligjeve te rendesishme te integrimit te cilat kerkonin shumicen e votave ne parlament ishin arsyet kryesore qe e ndeshkuan per te dyten here vendin per marrjen e statusit kandidat ne BE. Ne prezantimin e djeshem te progres-raportit per vendet e Ballkanit e specifikisht per Shqiperine perpara eurodeputeteve te Komisionit per Marredheniet me Jashte ne Parlamentin Evropian Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle deklaroi se humbja e shansit per marrjen e statusit te vendit kandidat erdhi kryesisht per faj te ngercit te gjate politik qe po kalon vendi. Do te kisha dashur te shikoja me shume progres. Vitin e kaluar identifikuam 12 prioritete. Progresi eshte penguar nga ngerci politik e bojkoti parlamentar pavaresisht perpjekjeve tona per te mbeshtetur progresin. Kohet e fundit kemi pasur sinjale pozitive se palet politike do te rrisin bashkepunimin. Eumlshte urgjente te nisin dialogun e te mbajne nje nivel bashkepunimi qe do te lejonte progresin ne BE.- tha Fyle.

Progres raporti

Ne progres-raportin e KE-se per Shqiperine i perbere nga 71 faqe u theksua se marrja e nje pergjigjeje negative per statusin e vendit kandidat erdhi kryesisht per shkak te bllokimit politik qe ka ekzistuar dhe vazhdon te jete i tille ne vend. Sipas raportit bllokimi politik dhe bojkoti i pjesshem i parlamentit nga ana e opozites ka cenuar rende ecurine e reformave te rekomanduara nga BE-ja te cilat do te benin te mundur marrjen e statusit te vendit kandidat. Skena e brendshme politike e Shqiperise ka qene vazhdimisht e dominuar nga bllokimi politik dhe bojkoti i pjesshem i Parlamentit nga opozita. Ky bllokim politik daton qe nga zgjedhjet e te pergjithshme te qershorit 2009. Rezultati i ketyre zgjedhjeve te cilat u konsideruan nga OSBE- ODIHR-i si ne permbushje te shumices se standardeve nderkombetare edhe pse e shenuan disa mangesi u kundershtua nga Partia Socialiste. Bllokimi politik ka penguar seriozisht punen parlamentare si dhe nevojen per dialog politik te qendrueshem dhe konstruktiv. Ai ka penguar gjithashtu krijimin e nje konsensusi per te mundesuar zbatimin e reformave perkatese te BE-se. Bojkoti i pjesshem i opozites ka penguar punen e parlamentit duke perfshire edhe pengimin e miratimit te ligjeve qe kerkojne tre te pestat e votave. Reformat e rendesishme lidhur me BE-ne kane qene te penguara nga bllokimi politik nenvizohej ne raport-progresin e KE-se. Gjithashtu ne kete raport pohohet se ishin zgjedhjet e 8 majit ato te cilat ndikuan edhe me shume ne polarizimin e situates mes mazhorances dhe opozites. Klima e polarizimit dhe mosbesimit mes qeverise dhe opozites eshte ndikuar nga zgjedhjet lokale te 8 majit. Ka fusha ne zhvillimin e ketyre zgjedhjeve ku standardet nderkombetare u arriten nje perparesi kyce kjo e Opinionit por ka edhe zona te tjera ku kjo nuk u be e mundur. Zgjedhjet lokale te 8 majit si rezultat i numerimit te votave te diskutueshme te fletevotimeve te gabuara dhe rezultatet e kontestuara ne Tirane theksuan edhe me tej polarizimin midis shumices qeverisese dhe opozites. Te gjitha keto ngjarje shmangen vemendjen e politikes larg nga reformat aq te nevojshme politiken e BE-se. Perkundrejt ketij sfondi qeveria beri disa perpjekje per te ecur perpara me agjenden e integrimit ne BE dhe ne vecanti per te pergatitur nje plan veprimi per te adresuar rekomandimet e vitit 2010 te Opinionit te Komisionit. Keto perpjekje jane pasqyruar nga bashkepunimi i mire mes shumices qeverisese dhe opozites ne Planin e Veprimit ne komisionin parlamentar per Integrimit evropian dhe punen e perbashket per te arritur marreveshje mbi reformat e nevojshme. Ndersa perpjekjet per te ngritur grupe pune per reformen zgjedhore ngecen ne fund shprehej raporti. Ne kete kontekst progres-raporti nenvizoi domosdoshmerine e rikthimit te konsensusit politik mes paleve e jetes aktive parlamentare e cila do te bente te mundur sipas KE-se ecjen perpara te vendit ne fushen e reformave integruese. Me 5 shtator Opozita i dha fund bojkotit te saj dhe u kthye ne punen parlamentare . Ne Parlament duhet nxitur perfshirja e nje ambienti politik te favorshem per konsensus bipartizan. Progresi i pergjithshem i Shqiperise eshte i kufizuar sa i perket permbushjes se kritereve politike per anetaresimin ne BE. Perfundimi kryesor me perspektive per integrimin e vendit nga ky progres- raport kryesisht per marrjen e statusit te vendit kandidat ishte ai ku u theksua Shqiperia ka nje shans brenda pranveres per te marre statusin e kandidatit nese forcat politike bashkepunojne per zbatimin e 12 rekomandimeve dhe reformes elektorale.

Debatet e eurodeputeteve per raport-progresin e Shqiperise

Pas raportimit te Komisionerit per Zgjerimin per progres-raportin e Shqiperise eurodeputeti Eduard Kuka e cilesoi ate si jo shume elokuent por nje raport realist. Dokumente te tilla duhet te jene nje kombinim i masave qe duhen ndermarre per te perforcuar perspektivat evropiane te vendeve ne rajon. Na thoni cfare duhet bere qe te ece perpara integrimi - tha ai. Ndersa eurodeputeti Countis shtroi pyetjen nese do te kete nje raport te ri te mevonshem per Shqiperine dhe nese progresi eshte peng vetem i ngercit politik apo dhe i problemeve te tjera sociale dhe ekonomike te vendit. Nga ana tjeter kreu i grupit socialist ne Parlamentin Evropian Hannes Svoboda u shpreh se mundesite per marrjen e statusit nga Shqiperia jane te mundshme vetem pas arritjes se bashkepunimit mes dy paleve politike. Une mendoj se jane mundesite per te pasur nje raport pozitiv nese eshte e qarte se te dyja partite do te bashkepunojne dhe te bejne nje hap te madh perpara. Eumlshte humbur kohe dhe tani eshte momenti qe te dyja partite kryesore te arrijne nje marreveshje te tille per te marre nje pergjigje pozitive nga BE-ja - nenvizoi ai. Ne reagimin e tij Komisioneri per Zgjerimin ne KE Stefan Fyle theksoi se jane nje sere arsyesh ato te cilat nuk bene te mundur marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Kemi arsye te shumta qe Shqiperia nuk eci perpara . Nje eshte ngerci politik. Ajo qe nevojitet eshte qe qeveria te siguroje kushte qe procesi te jete gjitheperfshires dhe qe opozita te luaje nje rol konstruktiv.- pohoi ai duke shprehur gatishmerine e KE-se per te ndihmuar partite politike qe te tejkalojne interesat personale per te arritur progres per realizimin e reformes elektorale si dhe ne zbatimin e 12 rekomandimeve te KE-se.

Drejtoi i zgjerimit Sanino Nese plotesohen rekomandimet shanset jane te medha

Drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne KE Stefano Sanino deklaroi dje pas publikimit te progres-raportit per Shqiperine i cili dha nje pergjigje negative ndaj kerkeses per marrjen e statusit kandidat se nese palet politike do te angazhohen per zbatimin e 12 rekomandimeve shanset per vendin do te jene te medha. Nese ne shohim se ka vullnet politik te mjaftueshem dhe se situata evoluon drejt zbatimit te 12 prioriteteve Komisioneri Fyle qartesisht nuk e perjashtoi qe ti drejtohet Keshillit te Ministrave te BE-se me heret per Shqiperine. Ajo qe eshte e rendesishme tani eshte fokusimi te puna qe mbetet per te bere. Secili ne Shqiperi forcat politike dhe me gjere duhet te kene te qarte permbushjen e 12 prioriteteve zbatimin e tyre dhe me pas shansi per Shqiperine qe te ece perpara behet nje realitet - u shpreh Sanino.

Prioritetet kyce

- Funksionimi i duhur i parlamentit

-Miratimi i ligjeve te perforcuar me shumice te cilesuar

-Procedurat e emerimit dhe emerimet per institucionet kryesore

-Reforma zgjedhore

-Zhvillimi i zgjedhjeve

-Reforma e administrates publike

-Sundimi i ligjit dhe reformes gjyqesore

-Lufta ndaj korrupsionit

-Lufta kunder krimit te organizuar

-Adresimi i ceshtjeve pronesore forcimi i drejtave te njeriut dhe zbatimi i politikave antidiskriminuese duke permiresuar trajtimin e te paraburgosurve dhe duke aplikuar rekomandimet e Avokatit te Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›