E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias pritet te diskutoje sot mbi problemet zgjedhore ne Shqiperi

Ne funksion te pergatitjes se nje opinioni per permiresimet qe duhen bere ne kodin zgjedhor Komisioni i Venecias pritet te diskutoje sot per problemet zgjedhore ne Shqiperi. Nderkohe Keshilli per Zgjedhje Demokratike lidhur me kete ceshtje do te informohet gjate dites se sotme per punen e bere deri me tani. Ne faqen zyrtare te Komisionit te Venecias theksohet se pas zgjedhjeve lokale te 8 majit dhe ne vecanti ne lidhje me polemikat per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise se Tiranes sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes Thjoborn Jagland kerkoi nje opinion mbi te cilat duhet te behen permiresime te legjislacionit zgjedhor Shqiperi. Ndersa ne seancen e muajit dhjetor nje opinion i perbashket me OSBE / ODIHR-it do te pergatitet per komisionin kurse Sekretariati do te informoje Keshillin mbi perparimin per kete ceshtje. Nderkohe nga data 24 deri ne daten 25 tetor nje delegacion i Komisionit te Venecias do te vizitoje Tiranen per tu informuar ne lidhje me pergatitjet qe po bejne autoritetet shqiptare ne lidhje me reformen zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›