E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i BE dhe OSBE, takim me Ramën

TIRANË- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth kanë zhvilluar sot në mesditë një takim me kreun e PS-së, Edi Rama.

Takimi është mbajtur në selinë rozë, jashtë vëmendjes së mediave, por mësohet se në qendër të tij ka qenë situata politike.

Takimi ka zgjatur së paku 1 orë e gjysmë dhe ende nuk ka detaje rreth asaj që palët kanë diskutuar me njëri tjetrin.

Gjate nje deklarate te fundit per mediat, kreu i PS-se kerkoi nderhyrjen e nderkombetareve per situaten e krijuar, duke i kerkuar atyre te pranojne ate qe ndodhi ne Tirane me zgjedhjet dhe ate qe PS-ja e cileson vjedhjen e votes ne tavoline.

Nderkohe, vetëm pak ditë më parë, kreu i grupit demokrat Astrit Patozi, përmes një letre drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci kërkoi bashkëpunim për nisjen e reformës zgjedhore, e kërkuar me insistim nga ndërkombëtarët në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›