E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE-se, ne Shkup, Ervan Fuere:

"Prishtina dhe Shkupi t'i vendosin marredheniet diplomatike"

Ambasadori i BE-se, ne Shkup, Ervan Fuere ka kerkuar dje qe Shkupi dhe Prishtina te sigurojne marredhenie te mira si fqinj. "Perforcimi i marredhenieve do te jete ne dobi te dy shteteve. Duhet te jepen maksimumi qe ceshtjet e hapura mes Prishtines dhe Shkupit te mbyllen. Te perfundohet demarkacioni i kufirit dhe te vendosen marredheniet diplomatike mes dy vendeve", theksoi Fuere.

Qarqe politike ne Bruksel nuk kane komentuar me tej debatet dhe shkembimet e fundit te deklaratave dhe kritikave ne relacionet Prishtine-Shkup. Sic bene te ditur korrespodenti i agjencise se lajmeve INA, zyrtare te BE-se kane kerkuar qe keto dy vende, me shume te kujdesen per permbajtjen e marredhenieve te tyre se sa per formen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›