Cako, refuzon ndarjen nga Inva Mula
Tirane- Kengetari i njohur Pirro Cako, po kundershton me cdo kusht divorcin e tij nga sopranoja Inva Mula. Seanca e djeshme gjyqesore per divorcin e ciftit Inva Mula-Pirro Cako, eshte shoqeruar me debate mes paleve. Avokatja e Pirros, Olta Kotherja i ka sqaruar ne fillim gjykateses se ceshtjes, se kerkesa civile e dorezuar nga ana e pales paditese nuk ka qene e plote. Sipas mbrojtjes ne kete padi nuk ishte vendosur diapozitivi i sakte, per te cilen kerkohej ndarja. Mbrojtja ka argumentuar se te dyja palet, kishin rene vete dakord qe te jetonin te ndare dhe kjo gje, nuk thuhej ne kerkesen e dorezuar per divorc. Por pretendimi i mbrojtjes eshte hedhur poshte nga ana e mbrojtesit te Inva Mules, i cili ka shpjeguar se diapozitivi eshte shume i sakte dhe permban te gjithcka. Pas debateve per rregullim te kerkeses se dorezuar ne Gjykaten e Tiranes per divorc, gjyqtarja e ceshtjes Elona Gjoka, ka vendosur qe seanca te vazhdoje me deklarimet e pales paditese. Gjate deklarimeve te tij avokati Sokol Como, ka shpjeguar se Pirro kishte pasur kohe qe prej vitit 2007, qe te vendoste ne lidhje me divorcin e tij. Po ashtu sipas mbrojtesit kusht per ndarjen ka qene pikerisht largesia mes tyre dhe mosfrekuentimi per nje kohe te gjate. Pretendimet e mbrojtesit Como, jane hedhur poshte nga ana e avokates Kotherja. Kjo e fundit ka shpjeguar gjykaten se edhe pse jetonin te ndare prej disa kohesh, sopranoja me fame boterore dhe bashkeshorti i saj, ishin takuar disa here. Dy raste jane permendur dje ne Gjykaten e Tiranes, mbi takimet e zhvilluara mes ciftit ne prag divorci. Takimi i pare ka qene percjellja e djalit te tyre Anthony, ne aeroport nga ana e Pirros, pasi ai jeton me Inva Mulen ne France. Ndersa rasti i dyte sipas avokates ka qene ne ditelindjen e te emes se Pirros, ku cifti kishte ndenjur gjate gjithe kohes bashke. Por ky fakt per avokatin e Mules nuk perbente asgje, pasi ne argumentet e dhena avokati Como ka shpjeguar se gjithcka, ka qene per nje formalitet nga ana e tyre, por jo se frekuentohen se bashku. Seanca gjyqesore eshte shtyre per te marre ne pyetje mbrojtesin e Mules, ne lidhje me pretendimet e tyre per divorcin. Seanca do te zhvillohet kete te premte ne Gjykaten e Tiranes.