E Shtunë, 31 Tetor 2026

SECI zbret ne Vlore, Shqiperia merr kryesimin

Vlore- Zhvillohet ne Vlore takimi i 30-te i Komitetit te Perbashket te Bashkepunimit te Qendres Rajonale te Luftes Kunder Krimit Nderkufitar (SECI).

Shqiperia ka marre kryesimin e radhes te organizmit dhe ne rolin e kryetarit te ketij Komiteti eshte drejtori i Pergjithshem i Doganave, Endri Pema, ndersa si pjesemarres edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. Disa nga temat kryesore te punimeve do te jene prezantimi dhe aprovimi i raportit vjetor per luften kunder trafiqeve e kontrabandes, marredheniet me Evropolin, zgjedhja e drejtorit dhe nendrejtorit te SECI-t etj. Qendra me seli ne Bukuresht te Rumanise, eshte nje organizem rajonal qe bashkon autoritetet policore dhe doganore te 13 vendeve anetare te Evropes Juglindore, ndersa ka si vezhgues vendet perendimore dhe SHBA-te. Ne te funksionojne 7 grupe task-force kunder trafikut te qenieve njerezore, mjeteve motorike, kontrabanda e mallrave, mashtrimit, falsifikimit, krimi financiar dhe kompjuterik, terrorizmi dhe siguria nderkufitare. Gjate vitit 2008 jane organizuar operacione te perbashketa per luften kunder vjedhjes se makinave, cigareve dhe droges. Operacionet e zhvilluara jane "Shadow III", "Credit Car" dhe "Proteus". Jane shkembyer 9.196 informacione mes vendeve anetare dhe vezhguese dhe 39 investigime te perbashketa.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›