E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerat kapin "mat" hajdutet me maska

SARANDE- Hajdutet arrijne te bastisin lehtesisht qendren e syzeve "Optika" ne Sarande, por jane kapur "mat" nga kamerat e sigurise, te cilat filmuan te gjithe skenen. Policia ka ne dore pamjet, por procesi i identifikimit te tre autoreve ka qene i pamundur, per shkak se ata ishin te pajisur me kapuca. Gazeta "Koha Jone" ka arritur te siguroje pamjet e rralla, nga nje skene vjedhjeje me thyerje, kurse demi i shkaktuar ne klinike sipas pronarit Astrit Xh., shkon ne 30 mije euro. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ne qender te qytetit.

Denoncimi eshte bere nga pronari i qendres "Optika" ne Komisariatin e Sarandes, pak minuta pasi konstatoi vjedhjen me thyerje. Nga inventari i kryer rezultonin qindra pale syze te zhdukura, te firmave te njohura dhe me vlere deri ne 30 mije euro. Dyshimit paraprak te policise, pronari i qendres i eshte pergjigjur me nje kasete CD ne dore, duke u thene se dispononte edhe pamjet filmike te autoreve duke sulmuar pronen e tij gjate oreve te nates.

Teksa kane hapur CD-ne, agjentet kane pare tre te rinj qe i afroheshin deres se qendres, dhe me nje mjet metalik te holle e kane hapur lehtesisht. Kane hyre brenda duke mbajtur ne duar disa kova te medha dhe duke shkuar raft me raft i kane mbushur plot e perplot me syze te shtrenjta. Brenda dhjete minutash kane kryer misionin duke u larguar me shpejtesi. Megjithese nuk kane lene shume gjurme, fatkeqesisht kamera ka kapur gjithcka dhe ata as qe e kane menduar.

Por sipas agjenteve, megjithese nuk i kane dhunuar kamerat e qendres, autoret mbanin ne koke kapuca te zinj, ndersa kane qene te veshur me pantallona te gjata xhins, e bluza dhe kemisha me krahe te shkurter. Mosha e hajduteve sipas pamjeve te kasetes, nuk shkon me shume se 20 vjec dhe dyshohet tek adoleshente qe mund te jene kontingjent kriminale te policise.

Nga pamjet duket qarte se mbajne dorashka ne duar per te mos lene gjurme. Ekspertet kane kontrolluar gjithandej per gjurme gishterinjsh dhe pritet qe se shpejti te identifikohen dhe ndalohen. Burime policore thane se autoret e kane menduar mire vjedhjen, pasi kur kane hyre brenda, jane ndare secili ne sektore te vecante. Agjentet kane nisur verifikimet ne qytet, per te mesuar nese keto syze do te hidhen ne tregun e zi. Gjate deshmise se dhene pronari ka thene se demi eshte i madh dhe se syzet ishin te gjitha firmato dhe te shtrenjta. "Une nuk jam pronar i vetem i qendres, pasi kam per bashkepronar edhe nje grek, Theodhoros K.", ka thene denoncuesi.

Alarmi, kater vjedhje brenda 24 oreve

Bastisja e qendres "Optika" nuk ka qene e vetmja ne qytetin e Sarandes brenda 24 oreve te fundit. Burime policore thane se kane marre edhe 4 denoncime te tjera nga qytetaret per vjedhje te banesave dhe bizneseve te ndryshme, ndersa ekspertet gjeten gjurme gishtash dhe pritet kapja e te dyshuarve. Vjedhjet sipas policise jane te gjitha me thyerje dhe mendohet se mund te jete i njejti grup qe ka sulmuar edhe kliniken e syve. Per pasoje jane vjedhur sende te shumta me vlere, por nuk ka ende nje person te ndaluar. Policia ka shtuar patrullimet gjate oreve te nates ne qytet, nderkohe qe ka nisur hetimi per vepren penale te "vjedhjes se pasurise se tjetrit".

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›