E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Hoxhes, deshmitaret: Nuk dime asnje

Tirane- Procesi gjyqesor per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha ka vijuar dje me marrjen ne pyetje te pese deshmitareve te akuzes. Gjate seances gjyqesore u paraqiten deshmitaret Kadri Rrapi, Ilirjan Dema, Ahmet Koka, Enver Misha dhe Aleks Hasani. Kater deshmitaret e pare u pyeten nese kishin dijeni per shoqerimin e Hoxhes, si dhe te shtetasve; Ziso Kristopuli dhe Avdyl Loshaj. Deshmitaret kane theksuar se nuk kane pasur asnje dijeni ne lidhje me kete fakt, por me vone jane vene ne dijeni nga mediat. Deshmitari i fundit, Hasani, ish-kryetari i SHIK-ut Lezhe, aktualisht me detyre shef Antidroge ne Drejtorine e Goganes Tirane, u pyet nga ana e gjykates per menyren sesi funksiononte dega e SHIK-ut ne Vain te Lezhes, 1992-1997, kohe kur ka qene kryetar, por ky i fundit u pergjigj se nuk kishte dijeni, pasi ajo ishte nje baze e sherbimit sekret dhe nuk ishte ne varesi te tij, por te Drejtorise se Tiranes. Te pandehur ne kete proces jane; Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ata akuzohen per rrembimin e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995, ne ambientet e punishtes se tij duralumini "Albatros". Qe prej asaj dite nuk dihet nese Hoxha eshte gjalle apo ka vdekur, ndersa dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›