Ambasadori i Kosovës në Tiranë dha dorëheqje

Prishtinë, 23 gusht - Sot, më datë 23 gusht 2010, ambasadori i Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Gazmend Pula, i ka dorëzuar Presidentit të Republikës dorëheqjen e tij nga pozita e ambasadorit, ka njoftuar shërbimi për informata i Presidencës.
Në aktin e dorëheqjes, z. Pula njofton Presidentin se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore.
Presidenti Sejdiu ka pranuar dhe miratuar dorëheqjen e Gazmend Pulës dhe e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë dorëheqje.
Njëherit, ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.