Rikonfirmohet mbështetja e SHBA-së për FSK-në

Prishtinë, 23 gusht - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Sylejman Selimi, sot, priti në një takim pune, një delegacion të lartë ushtarak nga Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes të Pentagonit të SHBA-së. Delegacioni udhëhiqej nga Kapiteni i Forcës Detare, John Cottingam, shef i Divizionit të Komandës së Bashkuar për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin, kolonellejtënant Daniel Richetts, shef i Degës për Ballkanin, si dhe Tom Collette atashe ushtarak, në Ambasadën Amerikane, në Kosovë.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Selimi, me këtë rast, e njoftoi delegacionin Ushtarak Amerikan, me të arriturat e FSK-së, me planet dhe përpjekjet e FSK-së, drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve kushtetuese. Në takim u bisedua edhe për nevojat e tanishme që ka FSK-ja, në plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.
Mysafirët e lartë ushtarakë pasi dëgjuan me vëmendje për të arriturat e FSK-së, nga gjeneral Selimi, rikonfirmuan mbështetjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë të Kosovës, me theks të veçantë: në trajnimin, edukimin-shkollimin për oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fusha tjera të nevojshme, për këtë fazë të zhvillimit të FSK-së.