Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë Zoltan Imecs. Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni e falënderoi bashkëbiseduesin për bashkëpunimin e deritashëm dhe theksoi mes të tjerash se, po bëhen gjithë përgatitjet e duhura për përballjen me draft- rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ministri Hyseni, gjatë këtij takimi, po ashtu kërkoi nga Hungaria përkrahjen e vazhdueshme për
Kosovën, në të gjitha rrafshet me theks të veçantë në mospërkrahjen e Hungarisë për
draft-rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme. Gjatë takimit, po ashtu
bashkëbiseduesit shfaqën përkushtimin e të dy palëve për thellimin e mëtejmë të
marrëdhënieve mes dy vendeve.